Nis me debate seanca në Kuvend/ Edmond Spaho afrohet pranë foltores! Balla: Të ka hyrë Saliu brenda, mbaje poshtë mos e ngri deri këtu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur me debate seanca e sotme parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Ishte deputeti demokrat Edmond Spaho i cili me rregullore në dorë u afrua në Foltoren e Kuvendit.

Më pas fjalën e mori kreu i grupit parlamentar Taulant Balla i cili ironizoi Spahon duke thënë se duke qenë nën ndikimin e ish-kryeministrit Sali Berisha është normale që të marrë kot.

Debatet:

Edmond Spaho: Keni shkelur rregulloren

Ermonela Felaj: Ju ftoj të uleni të zini vendin tuaj. Rregulloren po zbatojmë. A mund të dëgjoni para se kuvendi të marrë një vendim. Ju ftoj të qetësoheni dhe të zini vendin tuaj.

Edmond Spaho: Lexo rregulloren

Ermonela Felaj: Do më duhet të dëgjoj dy folës para se kuvendi të marrë një vendim. Zoti Spaho jeni pa mikrofon. Ju lutem të dëgjojmë edhe kolegët e tjerë deputetë.

Taulant Balla: Unë e kuptoj që e keni të gjithë nga pak Sali nga brenda. Duke e pasur Saliun brenda merr kot. Kjo është diskutuar edhe në konferencën e kryetarëve. Keni të gjithë eksperiencën e duhur parlamentare. Sot janë dy çështje që janë pikë e parë e rendit të ditës

Edmond Spaho: Lexoni rregulloren

Ermonela Felaj: Ju lutem të dëgjojmë zotin Balla

Taulant Balla: Që ty të ka hyrë Saliu brenda të ka hyrë. Po mbaje poshtë Saliun. Mos e ngri deri këtu. Mocionet me debat janë një seancë e posaçme.

Të fundit

“Dua të vdes mbi burrin tim”, Eneda Tarifa super dedikim për partnerin

Rozana Radi, Jonida Maliqi, Eneda Tarifa dhe Aurela Gaçe, katër këngëtaret hit dhe më të dashurat nga publiku shqiptar...

Liverpool humb lojtarin titullar për 55 mln euro, 3 klube europiane në garë

Liverpool ka frikë se Ibrahima Konaté do të jetë "Alexander-Arnold" i ardhshëm. Mbrojtësi francez ka edhe një vit kontratë në "Anfield" dhe verën e...

Befason Ilir Meta: “Më ofruan azil politik, e dija se do arrestohesha”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet i burgosur politikisht prej muajit tetor 2024, në një intervistë dhënë për mediat, ka...

Sa persona ka vrarë Izraeli me sulmet në Iran? Mjekët raportojnë shifrat

Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 40 persona në Gaza që kur u arrit armëpushimi Iran-Izrael, sipas mjekëve vendas dhe banorëve. Sipas mediave të huaja,...

Greqia “pushtohet” nga zjarret, shpallet zyrtarisht gjendja e jashtëzakonshme

Greqia po përballet me një tjetër valë zjarresh shkatërrimtare, këtë herë në ishullin turistik të Hios, ku prej tre ditësh flakët kanë djegur sipërfaqe...

Lajme të tjera

Web TV