Lufta në Ukrainë, përlotet Soreca: Kjo tragjedi duhet të marrë fund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori në ikje i BE-së, Luigi Soreca nuk i ka mbajtur dot lotët, teksa në sfond dëgjohej himni ukrainas. Gjithçka ndodhi në koncertin maratonë të organizuar këtë të diel për mbledhjen e fondeve për ndihma humanitare në Kiev, i cili u transmetua në 20 vende të Europës.

I prekur nga situata e jashtëzakonshme të cilën po përjeton Ukraina muajin e fundit, Soreca tha se ky është momenti që kjo tragjedi të marrë fund dhe njerëzit të rikthehen në shtëpitë e tyre.

“Ky është një moment i rëndësishëm për të ftuar çdokënd në këtë maratonë për të kuptuar vuajtjet dhe situatën tragjike që po kalon Ukraina. Po punojmë ditë pas dite, natë pas nate, në mbështetje të miqve tanë ukrainas, për t’u siguruar se dëmet dramatike të kësaj lufte të jenë sa më të vogla. Kjo luftë duhet ta ndalojë tani. Duhet të sigurohemi që qytetarët që po vuajnë nga kjo tragjedi të rikthehen sërish në shtëpitë e tyre dhe të jetojnë jetën që ata duan. Kjo situatë duhet të marrë fund”, u shpreh Soreca.

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV