Rusët në vështirësi të paparashikuara/ Ja taktikat e ukrainasve që po pengojnë ushtrinë e Putinit

Ukrainian service members look for and collect unexploded shells after a fighting with Russian raiding group in the Ukrainian capital of Kyiv in the morning of February 26, 2022, according to Ukrainian service personnel at the scene. - Ukrainian soldiers repulsed a Russian attack in the capital, the military said on February 26 after a defiant President Volodymyr Zelensky vowed his pro-Western country would not be bowed by Moscow. It started the third day since Russian leader Vladimir Putin unleashed a full-scale invasion that has killed dozens of people, forced more than 50,000 to flee Ukraine in just 48 hours and sparked fears of a wider conflict in Europe. (Photo by Sergei SUPINSKY / AFP)

Zyrtarë perëndimorë të mbrojtjes thonë se Ukraina ka përdorur taktika të shpejta kryengritëse për të penguar sulmin rus, ndërsa ka zmbrapsur forcat ruse në zonat periferike në veriperëndim dhe lindje të kryeqytetit Kiev.

Goditjet dhe zënia në pritë e forcave ruse pas vijës ndarëse me njësitë e lëvizjes së shpejtë, shpesh gjatë natës, ka provuar të jetë një ndër taktikat më të efektshme në terren. Kjo u shtohet gabimeve logjitistike që rusët ende nuk kanë qenë në gjendje të kapërcejnë, thonë strategët ushtarakë. Ata thonë se taktikat ukrainase po demoralizojnë trupat ruse.

Rusët në vështirësi të paparashikuara/ Ja taktikat e

“Ata po bëjnë një punë të jashtëzakonshme”, tha koloneli John Barranco me Këshillin e Atlantikut, një institut studimor me qendër në kryeqytetin amerikan.

“Ukrainasit kanë formuar një ushtri shumë kompetente me udhëheqje të mirë deri në nivelet më të ulëta dhe janë të motivuar. Kur analizova dislokimin e ushtrisë ruse për ndërhyrje, e kuptova se ata nuk i kishin menduar mirë përpjekjet e tyre”.

Barranco, i cili mbikëqyri operacionet fillestare të marinsave amerikanë në Afganistan pas sulmeve të 11 shtatorit dhe shërbeu dy turne në Irak, tha se Rusia llogariti gabimisht qëndrueshmërinë dhe aftësinë e forcave tokësore të Ukrainës dhe vendosmërinë që ukrainasit do të tregonin për të mbrojtur territorin e tyre.

Ai tha se kur analizoi grumbullimin e forcave ruse përgjatë kufijve të Ukrainës në shkurt, përpara ndërhyrjes,  hodhi poshtë mundësinë e një ofensive në shkallë të gjerë.

“Dukej sikur plani i sulmit të Kremlinit ë ishte hartuar në vitin 2014. Ukrainasit kanë tetë vjet që po ndërtojnë dhe trajnojnë ushtrinë e tyre”, tha ai.

Barranco tha se trajnimi për taktika të njësive  të vogla që ukrainasit kanë marrë që nga viti 2014 nga ekipe të Gardës Kombëtare amerikane nga Kalifornia dhe shtete të tjera, ka rezultuar tek disa nga sukseset e Ukrainës në fushën e betejës.

Lexo edhe :  Dosja 5D/ Këlliçi ankohet pas dëshmisë në GJKKO: Jam pyetur në mënyrë intimiduese

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, në 48 orët e fundit, forcat ruse janë përpjekur me vështirësi që të vazhdojnë ofensivën në veriperëndim dhe lindje të Kievit dhe kanë humbur territore. Forcat ukrainase kanë rimarrë territore të pushtuara nga rusët, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Ukrainasit thonë se tani kanë arritur të rrethojnë qytetet Bucha dhe Irpin si dhe fshatin Hostomel të marra nga Rusia, në veriperëndim të Kievit.

Ditë më parë, ukrainasit rimorën fshatin Makariv me rëndësi strategjike në periferi të Kievit. Pjesa më e madhe e suksesit qëndron tek ukrainasit që synojnë linjat e furnizimit tashmë të sfiduara të Rusisë. Një pjesë e madhe e suksesit të ukrainasve qëndron tek goditja e linjave ruse të furnizimit.

Ministria Britanike e Mbrojtjes tha se ukrainasit ka të ngjarë të vazhdojnë të vënë në shënjestër logjistikën në zonat e pushtuara nga Rusia, duke i detyruar rusët që t’i japin “përparësi mbrojtjes së zinxhirit të furnizimeve dhe t’i privojnë ata nga rifurnizimet e nevojshme”.