Berisha kujton vitin 1997 kur PD ra dhe u ringrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha, pas publikimit të vendimit të Gjykatës së Tiranës që i njohu kongresin e thirur prej tij, ka dalë në terren për të bërë të mundur bashkimin e demokratëve kundër Edi Ramës. Berisha ka kujtuar vitin 1997 si kohën më të zymtë të PD-së dhe sërish ia doli. Krahasimi që çedon për çështjen “non grata”.

Pasi u rikthye në selinë e Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha rinisi takimet me mbështetësit e tij në kuadër të “Foltoreve”. Nga Tepelena, Berisha iu bëri thirrje demokratëve të lenë pas zemërthyerjet dhe të bashkohen për t’iu vënë përballë regjimit të Edi Rama, i cili sipas tij me mekanizmat e tij ndikoi në krizën e brendshme në PD. Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë një mesazh të gjithë atyre që e duan ta shohin atë jashtë selisë blu, duke nënkuptuar këtu akuzat e fudnit të kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj. Berisha i është përgjigjur duke i kujtuar vitin 1997 “kur edhe atëherë askush nuk besonte se do fitonim”. Kështu deklaroi ai gjatë takimit me mbështetësit në Teplenë, ku tha se të njëjtën përgjigje i kishte dhënë edhe Enkelejd Alibejat gjatë takimit që patën në selinë blu, si përpjekje për të arritur në një marrëveshje për bashkimin e PD. “Unë takova palën që mendon ndryshe, por duhet të jemi të hapur. Në dialogun që pata me Alibeajn më tha” ‘po por me ty non grata nuk fiton PD dhe duhet të japësh dorëheqjen’. I them shiko se edhe në 1997 nuk kishte njeri që besonte se ne do fitonim, por ja që fituam. Erdhi 2005 dhe demokratë ja dolën të ndryshojnë Shqipërisë sa kurrë ndonjëherë në historinë e saj”, tha Berisha.

Bashkimi

Ai i bëri thirrje demokratëve të bashkohen, si një nevojë urgjente për PD në situatën në të cilën ndodhet. Sipas Berishës, selia po hapet për të gjithë demokratët, për të cilët shtoi se duhet t’i përqendrojnë energjitë për të luftuar “regjimin e Ramës”. “Ish-kryetari i PD dha dorëheqjen për zhvillimet nga 9 shtatori deri më sot. Unë ju them se asnjë demokrat aspo demokrate që gjatë këtyre muajve ndoqi në një mënyrë apo një tjetër ish-kryetarin, nuk ka asnjë përgjegjësi për vendimin e 9 shtatorit, pasi ai nuk pyeti njeri, nuk pyeti institucion apo statut. Askush nuk ka të drejtë të akuzojë tjetrin për këtë dhe as të bëhet bashkëpunëtorë në këtë. Dje po hiqeshin dyert, a mund ta imagjinoni? Selia po hapet për të gjithë demokratët, shtëpia jonë e përbashkët aty është, ndaj ju ftoj të vini. Fryma e pajtimit ekziston edhe në bazë e në qendër, por ekziston edhe ndonjë problem i vogël”, u shpreh ish-kryeministri. Ai u shpreh i bindur se do ta mposhtë Edi Ramën në zgjedhjet e ardhshme, por shtoi se do të dorëhiqet në rast humbje në zgjedhjet lokale apo të përgjithshme. Edhe në këtë Foltore, Berisha foli me tone të zbutura ndaj Lulzim Bashës, ku tha se do t’i kishte dhënë dorën nëse ai do të kishte qenë në zyrë ditën kur Grupi i Rithemelimit u takua në selinë e PD me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin. Berisha paralajmëroi protesta, ku i ftoi demokratët të bashkohen “për të mbushur sheshet”. “Ne nuk kemi të përjashtuar, po të ishte në atë zyrë, do i kisha dhënë dorën edhe Lulzim Bashës. Nuk përjashtojmë ne, por unë jam i detyruar të mbroj interesat tuaja. Ju ftoj të bashkohemi e të fitojmë këtë betejë dhe të mbushim sheshet kundër këtij regjimi”, u shpreh ai. I pyetur nga një demokratë nëse mund të mposhtë Edi Ramën dhe të sjellë sërish PD në pushtet edhe pse ka kundër SHBA, Berisha tha se edhe në vitin 1998 ka patur kundër botën, por sërish fitoi. “Me Sali Berishën në krye, PD shkon absolutisht drejt fitores. Në 1998 më vjen keq që më detyron ta them, por kam patur botën kundër dhe kemi fituar. Në 1998 qenë kundër, por fitova sepse besova te e drejta, nuk kam asnjë fuqi të veçantë unë. Kushdo që të vijë të garojë me mua është i mirëpritur. Nëse nuk fitoj, e respektoj. E zëmë se fitova, por nëse në zgjedhjet lokale humbas, do vij të votohem te ju. Po humba zgjedhjet e përgjithshme, largohem dhe jap dorëheqjen”, tha ai. Gjykata e Tiranës regjistroi dy ditë më parë ndryshimet e Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Sipas vendimit, tashmë Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës mund të drejtojë Partinë Demokratike. Teksa të dyja palët, si Grupi i Rithemelimit edhe PD bëjnë thirrje për bashkim, duket se nuk është kaq e thjeshtë gjetja e gjuhës së përbashkët. Në një kohë kur Berisha ka deklaruar se do të kandidojë për kreun e PD, Enkelejd Alibeaj ka theksuar se ata nuk mund të pranojnë që partia të drejtohet nga një person “Non Grata”.

Të fundit

‘Gëzuar përvjetorin!’ Presidenti Trump dhe Melania, 20 vite martesë

Donald Trump dhe Melania Knauss festojnë 20 vjetorin e martesës së tyre, e cila u kurorëzua më 22 janar...

“Basha me parti të re”, gazetari zbulon lajmin: Është regjistruar në Gjykatë

Lulzim Basha do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit nën logon e partisë së re “Demokratët euroatlantikë””. Lajmin e ka dhënë në...

“Vendosmëri absolute për ndryshim”, Këlliçi takohet me diasporën shqiptare në Nju Jork

Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi, ka publikuar në Facebook pamje nga takimet e tij me shqiptarët në Bronx, Nju Jork, SHBA. Këlliçi...

Diaspora/ Analisti: Të rinjtë sjellin ndryshim, ja cilat parti favorizohen prej tyre

Analisti Mentor Nazarko ka theksuar se personalizimi i votës në zgjedhjet e ardhshme mund të kufizojë ndikimin e kryetarëve të partive dhe të sjellë...

Livia flet për historinë e ‘tradhtisë’ së Mevlanit: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Lajme të tjera

Web TV