Biznesmeni shqiptar vret italianin me thikë pas një sherri (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një biznesmen shqiptar ka vrarë me thikë një italian, ku shkak mendohet se ka qenë konfliktet e hershme që kanë pasur për biznesin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Firence të Italisë, ku Ilir Leba, 47 vjeç ka goditur disa herë me thikë në gjoks dhe në këmbë italianin Tommaso Dini, 50 vjeç.

50-vjeçari ndërroi jetë në spital nga plagët e marra, ndërsa kamerat e sigurisë në zonë zbardhën të gjithë ngjarjen duke vënë në pranga 47-vjeçarin shqiptar.

Si ndodhi ngjarja? Shqiptari Ilir Leba, i cili drejton një kompani ndërtim në Itali është parë duke u zënë me Tommaso Dini , 50 vjeç, një agjent imobiliar. Kamerat e sigurisë fillimisht kanë filmuar një sherr mes të dyve me fjalë dhe të bërtitura në rrugë dhe më pas shqiptari ka përdorur thikën duke e goditur disa herë dhe më pas është larguar me vrap.

Kanë qenë dëshmitarët në rrugë që kanë thirrur ndihmën e parë dhe njoftuar policinë. Nuk dihet ende nëse autori dhe vikitma kanë punuar së bashku, por konfliktet dyshohet se kanë ardhur pikërisht prej punës së tyre që mund të kenë pasur në të kaluarën.

Të fundit

E rëndë/ Foshnja e porsalindur humb jetën pasi i mituri e hedh në dysheme

Një tragjedi e rëndë ka goditur spitalin pediatrik në qytetin Lille të Francës, ku një foshnjë vetëm pesë ditëshe,...

KESH blen 100 mln euro energji elektrike, mungesa e reshjeve shton kostot e furnizimit!

Furnizimi me energji këtë vit po na kushton 6 fish më shumë se vjet. Të dhënat e bëra publike nga Korporata Elektroenergjetike mbi ankandet...

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Izraeli hedh poshtë deklaratën e vendeve europiane për t’i dhënë fund luftës në Gaza duke e cilësuar atë të shkëputur nga realiteti. Pas apelit...

Përse forcat e ‘reja’ u kthyen në parti tezesh të irrituara?

Ylli Pata Ka pasur që në fillim një gjë që nuk shkon në partitë e reja të Adriatik Lapajt, apo edhe të Endri Shabanit, Arlind...

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës tha se gjatë një kontrolli të kryer më 21 korrik gjeti dy raketahedhës krahu në një kompleks të pabanuar banesor në...

Lajme të tjera

Web TV