Afera e inceneratorëve, emrat e të gjithë zyrtarëve ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër arreste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhet vendimi i plotë i gjykatës për 9 persona për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër-arrest.

Mes personave ndaj të cilëve është caktuar masa ‘arrest me burg’ është edhe ish-ministri Lefter Koka dhe biznesmeni Klodian Zoto.

Vetëm për 7 prej tyre është vendosur masa ‘arrest me burg’.

Njoftimi i GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë prej:

GJYQTARE – IRENA GJOKA asistuar nga sekretare gjyqësore Bora Totolaku, sot me datë 26.03.2022, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi, kërkesën penale me nr. 22 Akti që i përket:

KËRKUES: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar në paraqitjen e kërkesës nga prokurori Dritan Prençi.

OBJEKTI: I.Caktimin e masave të sigurimit personal shtërngues “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale

NDAJ PERSONAVE NËN HETIM:

Lefter Koka, i biri i Haki-ut dhe i Lumturie-s, i datëlindjes 04.08.1964, lindur dhe banues në Durrës, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 248 e 25, 260 e 25,  287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.

2Pëllumb Abeshi, i biri i Hamdi-ut dhe i Fatime-s, i datëlindjes 06.05.1958, lindur në Elbasan, banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Azem Shatëri, i biri i Myftar-it dhe i Fatime-s, i datëlindjes 29.12.1961, lindur në Fier, banues në Fier, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

4Florjan Muçaj, i biri i Islam-it dhe i Shqiponja-s, i datëlindjes 01.06.1979, lindur dhe banues në Fier, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

5Erjon Murataj, i biri i Selman-it dhe i Ervehe-së, i datëlindjes 02.08.1982, lindur në Sarandë, banues në Tiranë me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

 6Klodian Zoto, i biri i Agim-it dhe i Valentina-s, i datëlindjes 24.04.1976, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 245 e 25 dhe 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.

Arenc Myrtezani, i biri i Bilal-it dhe i Marinaqi-t, i datëlindjes 12.05.1971, lindur në Elbasan, banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 245 e 25 dhe 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.

II.Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim:

 Sabina Cenameri, e bija e Hysni-ut dhe e Elida-s, e datëlindjes 09.11.1988, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile beqare, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

E DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Etleva Kondi, e bija e Goxho-s dhe e Vitori-es, e datëlindjes 29.03.1972, lindur në Vlorë, banues në Tiranë, me gjendje civile beqare, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

E DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

BAZA LIGJORE: Nenet 228, 229, 230, 237, 238 244/1 të K.Pr.Penale.

Gjykata, në dhomë këshillimi pasi shqyrtoi kërkesën, mori provat dhe aktet e paraqitura nga prokurori, si dhe pasi vlerësoi çështjen në tërësi, bazuar në nenet 112/2, 228, 229, 230, 232, pika 1 gërmat ““d” dhe “dh”,  237, 238, 244, 245, 249 dhe 466 të Kodit të Procedurës Penale;

  V E N D O S I

I.Pranimin e kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Caktimin  e masës së  sigurimit  personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Lefter Koka, i biri i Haki-ut dhe i Lumturie-s, i datëlindjes 04.08.1964, lindur dhe banues në Durrës, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprave penale  “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 248 e 25, 260 e 25,  287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.

Lexo edhe :  “Pensionet europiane nuk bëhen kollaj”/Rama: Kur erdhëm në detyrë, nuk kishte marrëveshje

Caktimin  e masës së  sigurimit  personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Pëllumb Abeshi, i biri i Hamdi-ut dhe i Fatime-s, i datëlindjes 06.05.1958, lindur në Elbasan, banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Caktimin  e masës së  sigurimit  personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Azem Shatëri, i biri i Myftar-it dhe i Fatime-s, i datëlindjes 29.12.1961, lindur në Fier, banues në Fier, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Caktimin  e masës së  sigurimit  personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Florjan Muçaj, i biri i Islam-it dhe i Shqiponja-s, i datëlindjes 01.06.1979, lindur dhe banues në Fier, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Caktimin  e masës së  sigurimit  personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Erjon Murataj, i biri i Selman-it dhe i Ervehe-së, i datëlindjes 02.08.1982, lindur në Sarandë, banues në Tiranë me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Caktimin  e masës së  sigurimit  personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Klodian Zoto, i biri i Agim-it dhe i Valentina-s, i datëlindjes 24.04.1976, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 245 e 25 dhe 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.

Caktimin  e masës së  sigurimit  personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Arenc Myrtezani, i biri i Bilal-it dhe i Marinaqi-t, i datëlindjes 12.05.1971, lindur në Elbasan, banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 245 e 25 dhe 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.

Caktimin  e masës së  sigurimit  personal shtrëngues “arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetases nën hetim Sabina Cenameri, e bija e Hysni-ut dhe e Elida-s, e datëlindjes 09.11.1988, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile beqare, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, e dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Caktimin  e masës së  sigurimit  personal shtrëngues “arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetases nën hetim Etleva Kondi, e bija e Goxho-s dhe e Vitori-es, e datëlindjes 29.03.1972, lindur në Vlorë, banues në Tiranë, me gjendje civile beqare, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, e dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të ekzekutojë vendimin e gjykatës, nëpërmjet shërbimeve të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

III.  Kundër këtij vendimi lejohet ankim brënda 5 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e njoftimit
të këtij vendimi./

Të fundit

Berisha po e trajton PD në Athinë si pjesë të “Agimit të Artë”

Nga Mero Baze Nuk e di pse Sali Berishës i është mbushur mendja që shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe...

Lajme të reja të këqija për shëndetin e Papa Françeskut, mjekët zbulojnë problem tjetër

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut vijon të jetë kritike sipas deklaratës së fundit nga Vatikani. Referuar mediave të huaja, mjekët kanë deklaruar se analizat e...

“U ndava njëherë, të ndahem edhe me tjetrën?” 35-vjeçari s’largohet nga shtëpia e babait

Samiu ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” djalin e tij të vogël, Mariusin. Në insertin e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan,...

Projeksioni, si do të duket parlamenti i ardhshëm gjerman?

Kjo është një ide fillestare sesi zgjedhjet e sotme mund të kenë ndryshuar përbërjen e politikës gjermane. Seksioni i madh i ngjyrës blu të...

Tregu shqiptar i punës tërheq të huajt, rritet ndjeshëm numri i punësimeve

Jo vetëm të moshuarit, por edhe të rinj të huaj në forcë po pune po zgjedhin tregun shqiptar të punësimit, duke mbushur boshllëqet e...

Lajme të tjera

Web TV