Alibeaj thërret mbledhjen e grupit të PD-së. Ja çfarë ka vendosur për Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Alibeaj ka njoftuar që mbledhja të mbahet ditën e nesërme në orën 09:00 në selinë e PD, pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit, raporton BalkanWeb.

“Përshëndetje!

Nesër në orën 09:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi në seli.
Ju faleminderit!”, thuhet në mesazhin që i ka dërguar grupit të PD-së, Arbi Agalliu, sekretar i grupit.

Ajo çka mësohet është se Berisha nuk është në grupin e deputetëve qe e kanë marre mesazhin. Ndaj natyrshëm lind pyetja; a do të marrë pjesë Berisha në mbledhjen e grupit? Kujtojmë se pas dorëheqjes së Bashës nga posti i kryetarit, drejtimin e PD e mori Alibeaj, ndërkohë që pak ditë më vonë Gjykata Civile e Tiranës njohu zyrtarisht statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

 

 

Me njohjen e këtij statuti, u njoh edhe grupi i Rithemelimit të PD-së si dhe vendimet për shkarkimin e drejtuesve demokratë. Pas këtij vendimi, Grupi i Rithemelimit shkoi në selinë e PD, ku kërkoi që të uleshin për bisedime me drejtuesit demokratë, në qëllim të bashkimit të demokratëve.

Të fundit

“Ringjallet” ujku/ I zhdukur mijëra vite më parë, rikthehet falë modifikimit gjenetik

Një kompani bioteknologjie në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e quajtur Colossal Bioscience ka arritur një sukses...

Arsenali pret Real Madridin në “Emirates Stadium”, formacionet zyrtare të skuadrave

Arsenali dhe Real Madrid përplasen në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Topçinjtë kanë impresionuar në Evropë deri në këtë pikë, duke...

BE-ja do të vendosë tarifa ndaj duhanit dhe elektronikës nga SHBA

Liderët e Bashkimit Evropian do ta shqyrtojnë vendosjen e tarifave prej 25 për qind ndaj një sërë importesh nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë çelikun,...

Lajm i trishtë për botën e futbollit, ndahet nga jeta ish-portieri legjendar i Brazilit

Hailton Korea de Aruda, i njohur si Manga, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçari. Ish-portieri legjendar i Brazilit mbylli sytë përgjithmonë në spitalin e...

A iu refuzua sot Berishës hyrja në Parlamentin Europian dhe pse nuk ishte në takimi?

Sali Berisha kishte njoftuar sot pjesëmarrjen në Bruksel në një mini-konferencë të organizuar nga një eurodeputet konservator, me titullin “Ku po shkon Shqipëria?”. Aktiviteti fillonte...

Lajme të tjera

Web TV