Broja thyen një tjetër rekord, arrin shifrën e frikshme në merkato

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armando Broja zhvilloi një paraqitje të mirë në miqësoren ndaj Spanjës, ndërsa në atë me Gjeorgjinë ishte disi në hije për atë pjesë loje që u aktivizua.

Por jo vetëm këto paraqitje, por ecuria e shkëlqyer me Southamptonin në Premier Ligë, si dhe golat e rëndësishëm të shënuar nga sulmuesi, e kanë çuar vlerën e tij dyfish.

Sipas faqes së njohur “Transfermarkt”, vetëm para pak ditësh kartoni i 20-vjeçarit kushtonte 9 milionë euro, ndërsa tani vlera e Armando Brojës ka shkuar në 18 milionë dhe së shpejti pritet që kjo vlerë të rritet edhe më shumë, edhe pse klubi i Chelsea-t që ka në pronësi sulmuesin e Kombëtares shqiptare nuk do të mjaftohet me këtë shifër.

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV