“Donin të arrestonin Will Smith, por Rock nuk e lejoi”, zbulohen prapaskenat e Oscars 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Producenti i shfaqjes “Oscars 2022”, Will Packer ka treguar se policia ishte gati për të arrestuar Will Smith pas incidentit që ndodhi me Chris Rock, por ky i fundit kishte ndërhyrë duke thënë se ishte mirë.

“Policia ishte gati për arrestuar Will Smith pas incidentit që ndodhu me Chris Rock, por ky i fundit kishte ndërhyrë duke thënë se ishte mirë”.

Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i ndarjes së Çmimeve Oscars 2022, Will Packer, gjatë një interviste për “GMA” (Good Morning America).

Will tha se nëse Chris do të kishte dashur që Will të arrestohej, oficerët e LAPD do ta kishin bërë diçka të tillë, duke zbuluar edhe bisedën që ndodhi në prapaskenë direkt pas shuplakës.

“Policët u përgatitën të shkonin dhe arrestonin Will duke e lënë Chris të kuptonte se mund të ngrinte padi penale kundër tij”, tha Packer.

Në fund, Chris vendosi mos të bëjë asnjë kallëzim për Smith duke e lejuar të vijojë qëndrimin në ceremoni, ku fitoi çmimin për “Aktorin më të mirë” dhe mbajti një fjalim emocionues.

Kujtojmë se Smith u ngjit në skenën e “Oscars” dhe goditi Rock, pasi ai bëri një shaka për flokët e rruar të gruas së tij Jada Pinkett Smith, duke mos e ditur se ajo vuan nga alopecia. Incidenti ndodhi teksa Rock po prezantonte çmimin për dokumentarin më të mirë.

 

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV