Përplasja/ Nuk ka bashkim në PD, Alibeaj tregon “çelësat”, Berisha votat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbledhja e grupit parlamentar i Partisë Demokratike është shoqëruar me tone të ashpra mes kryetarit në detyrë Enkelejd Alibeajt dhe “kryetarit de facto” Sali Berisha. Sipas Alibeajt, Berisha nuk duhet të ishte në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së pasi është i përjashtuar, por Berisha i ka kujtuar se fituesi nuk mund të përjashtohet. Basha shmang kontaktin me Berishën.

Mbledhja e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është zhvilluar ditën e djeshme me tone të ashpra mes kreut të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Alibeaj cilësoi praninë e Berishës si provokim, nga momenti që ai, sipas Alibeajt, është i përjashtuar nga partia. Por në dalje të kësaj mbledhjeje, Berisha ka një mendim ndryshe. “Vendimi që pretendon zoti Alibeaj është nul dhe nuk ekziston, ky është qëndrimi im i bazuar në të gjitha ligjet e vendit dhe të Partisë Demokratike”, deklaroi themeluesi i PD-së. Sipas tij, “kombinacionet Basha-Rama marrin fund, ai vendim ka qenë nul. Anëtarësia i dha shkarkimin që meritoi më 11 dhjetor, dhe ai nuk është më këtu, ka dhënë dorëheqjen”. Alibeaj i ka kërkuar një hap pas Berishës për të ribashkuar partinë, ashtu siç bëri Basha, por Berisha përgjigjet se “të krahasosh fituesin me humbësin, është gabim i madh”. Edhe për problemin e shpalljes non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Berisha shton se, “demokratët kanë folur më 11 dhe 18 dhjetor, kanë folur edhe më 6 mars, po secili ka të drejtë ta mendojë ndryshe”. Mendimi ndryshe, sipas tij, mbetet pozitiv. “Grupi do të ketë mbledhje, do të diskutojë, është organ i Partisë Demokratike dhe është i hapur, PD-ja duhet të bashkohet edhe në diversitet, diçka që ekziston dhe e bën edhe më demokratike këtë parti”, tha Berisha. Ish-kreu demokrat, Lulzim Basha, ka sqaruar para gazetarëve mungesën e tij në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar demokrat. Në një deklaratë para sallës së parlamentit, Basha theksoi se ka hequr dorë nga kreu i PD-së po jo nga përgjegjësia që ai ka ndaj demokratëve. Ai tha se do të vazhdojë që të punojë përditë deri në rikthimin e PD-së në një alternativë shprese për njerëzit. “Nuk mund të heq dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve e shqiptarëve. Unë do të punoj përditë që PD të kthehet në shpresë e alternativë e shpresë për njerëzit”, tha Basha. Ai theksoi se mungoi në mbledhjen të grupit parlamentar për shkak se rrezikonte që të degradonte në konfrontim, ndërsa shtoi se do të marrë pjesë sa herë që t’i shërbejë PD-së dhe jo presionit. “Do të marr pjesë sa herë t’i shërbej grupi parlamentar të PD-së dhe jo presionit të drejtpërdrejt e  indirekt. Një nga arsyet e aktit tim ka qenë tejkalimi i interesave personale për t’u dhënë mundësi forumeve dhe demokratëve për të vendosur lirisht dhe jo nën presion. Prandaj sot vendosa që të mos isha i pranishëm në mbledhje që kishte gjasa të degradonte në konfrontim dhe jo në mbledhje të frytshme për të cilën ka nevojë grupi PD-së”, tha Basha. I pyetur për rikthimin e Berishës në grup ai tha: “Unë do të bëj gjithçka që PD-ja të bashkohet në vlerat për të cilat është krijuar dhe një prej tyre është orientimi euroatlantik. E kam të qartë rrugën që duhet të përshkojë PD -ja për t’u kthyer në alternativë për njerëzit dhe do të punoj pa reshtur në këtë rrugë. Ujërat mund të jenë akoma të turbullta, por do të qartësohen”.

Lexo edhe :  Kroacia kthen pas edhe specat nga Shqipëria! Rrezik i lartë për pesticide

Reagon PD

Pas përplasjes në grupin parlamentar demokrat mes kryetarit të grupit, Enkelejd Alibeajt, dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar edhe Partia Demokratike. Në faqen e Facebook të kësaj partie të menaxhuar nga sekretari i menaxhimit digjital, Endri Hasa, thuhet se vendimi i Gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit nuk është i formës së prerë dhe PD-ja është në pritje të zbardhjes së vendimit për të bërë ankimim, sipas ligjit, ndërsa pret regjistrimet e Kuvendit të 18 dhjetorit. “Prej ditësh në Partinë Demokratike një grup personash janë duke vepruar në kundërshtim me ligjin. Kryetari i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar edhe sot (dje) se të gjitha këto veprime janë të paligjshme. Vendimi i Gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit nuk është i formës së prerë. PD-ja është në pritje të zbardhjes së vendimit për të bërë ankimim, sipas ligjit. Në të njëjtën kohë, PD-ja ka bërë një kallëzim në SPAK për gjyqtarin Zhukri dhe njëkohësisht po pret rezultatin e inspektimit nga ILD. Nga ana tjetër, PD-ja pret vendimin e Gjykatës për regjistrimin e vendimeve të Kuvendit Kombëtar të datës 18 dhjetor”, thuhet në reagimin e PD-së. Sipas selisë blu, vendimet, veprimet, pushtimet nuk e ndihmojnë PD-në dhe nuk i shërbejnë bashkimit dhe as të ardhmes së demokratëve. “Partia Demokratike do të presë me durim vendimet gjyqësore, ndërkohë që do të fokusohet te hallet e qytetarëve, që sot janë goditur nga korrupsioni i një qeverie që i ka braktisur tërësisht njerëzit. Partia Demokratike do të zbatojë çdo vendim gjyqësor të formës së prerë. Vendimet, veprimet, pushtimet nuk e ndihmojnë PD-në dhe nuk i shërbejnë bashkimit dhe as të ardhmes së demokratëve. Alternativa jonë e së nesërmes nuk mund të jetë kurrë një alternativë dhune dhe pushtimi apo izolimi nga partnerët tanë euro-atlantikë, me të cilët ia kemi dalë të sigurojmë arritjet më madhore për shqiptarët”, thuhet në njoftimin e PD-së në Facebook.

 

Voltana Ademi i dorëzon bashkinë Bardh Spahisë

Bardh Spahia ka marrë dje zyrtarisht detyrën si kreu i Bashkisë së Shkodrës. Në ceremoninë e betimit, ka qenë e pranishme edhe Voltana Ademi. “Nisin sot së bashku një mision për t’i shërbyer Shkodrës dhe shkodranëve, për besimin që ata më dhanë. Falenderimi im është për të gjithë, pa përjashtim, për ata që më votuan dhe për ata që për një arsye apo një tjetër, nuk më votuan. Kam bërë një premtim, do të jem kryetar i të gjithë shkodranëve, pavarësisht nga zgjedhja e tyre në datën 6 mars. Ky mandat është i shkurtër, por ne do të bëjmë maksimumin, jo vetëm për të realizuar projektet, por për të gjetur mundësi të tjera për të shtuar investimet në Shkodër. Duhet të bashkëpunojmë të gjithë bashkë, pa asnjë dallim, për Shkodrën dhe shkodranët. Tani është momenti për të nisur punën për shtëpinë tonë të përbashkët, për të ndërtuar të sotmen, me vështrimin nga e ardhmja. Nga dita e sotme, unë si kryetar i bashkisë dhe ju si këshilltarë bashkiakë, nisim së bashku një rrugëtim me synimin për t;i shërbyer sa më mirë Shkodrës dhe shkodranëve. Para se të jemi në këto detyra, para se të jemi përfaqësues të një subjekti të caktuar politik, që na ka propozuar dhe mbështetur, jemi shkodranë”, u shpreh kryetari i ri i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia. Spahia ishte kandidati i Komisionit të Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha. Ai mundi në këtë garë kandidaten e PS, Majlinda Angoni si edhe kandidatin e PD-së, Xhemal Bushati.

 

Të fundit

Celibashi rrëzon PD-në për bonusin e pensionistëve: S’ka shkelje të ligjit!

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rrëzoi sot Partinë Demokratike, në lidhje me ankesën e bërë ndaj qeverisë dhe...

SMS mashtruese në celular, rritet krimi kibernetik në vend, me përjashtim të Kukësit

“Përshëndetje! Ju lutem votoni Roxana Costin në këtë sondazh, ajo është vajza e një mikut tim, çmimi kryesor është një bursë për arsim falas...

Kuponët për pasaportë apo kartë ID shqiptare tani mund të blihen edhe online

Ministria e Brendshme dhe Kompania Shtetërore IdentiTek ShA e prodhimit të dokumenteve biometrike njoftojnë disa risi të rëndësishme, që sjellin përfitime për qytetarët, duke...

Arteta premton spektakël në “Emirates”: Jemi gati për të mposhtur Realin

Arsenal-Real Madrid është një tjetër çerekfinale e Ligës së Kampioneve që premton spektakël në letër dhe në fushë. “Topçinjtë” kanë arritur në këtë fazë të...

Veliaj ndan videon: Tirana është bërë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë një video në rrjete sociale, me disa imazhe bardh e zi të hapësirave kushtuar artit në kryeqytet për të...

Lajme të tjera

Web TV