U gjet në telefonin e Nuredin Dumanit/ Ja çfarë është “EncroChat” që përdoret nga kriminelët në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë më parë disa detaje të reja dolën në dritë për arrestimin e të shumëkërkuarit, Nuredin Dumani, i akuzuar për disa vrasje. Panorama.al mësoi se pas këqyrjes së telefonit të të riut nga Dibra, hetuesit kanë konstatuar se ai ka përdorur programin “EncroChat” i cili lejon shkëmbimin e mesazheve të koduara që lexohen vetëm nga dhënësi e marrësi dhe më pas fshihen për disa sekonda.

Po çfarë është EncroChat?

EncroChat është një rrjet komunikimi dhe ofrues shërbimi me bazë në Evropë, i përdorur kryesisht nga anëtarët e krimit të organizuar për të planifikuar aktivitete kriminale.

Kjo u zbulua nga Europol gjatë një operacionit të zhvilluar gjatë muajve mars dhe qershor.

Natën e 12–13 qershorit 2020 kompania njoftoi se do të pushonte së funksionuari për shkak të operacionit policor.

Shërbimi kishte rreth 60,000 abonentë në kohën e mbylljes së tij. Si rezultat i aftësisë së policisë për të lexuar mesazhe të koduara në EncroChat, të paktën 1000 arrestime janë bërë në të gjithë Evropën që nga 22 dhjetori 2020.

EncroChat u përdor nga grupet kriminale

EncroChat së pari erdhi në vëmendjen e mediave kur u zbulua se kriminelët e profilit të lartë si Mark Fellows dhe Steven Boyle kishin përdorur pajisjet e koduara për të komunikuar gjatë vrasjes së John Kinsella në Rainhill në maj të vitit 2018 . Shërbimi u rishfaq në media gjatë verës së 2020 pasi organet e zbatimit të ligjit njoftuan se ata kishin depërtuar në rrjetin e koduar.

Aplikacioni i përdorur edhe nga kriminelët shqiptarë

Rrjeti i komunikimit EncroChat është përdorur gjerësisht edhe nga kriminelët shqiptarë. Një rast i tillë është i shqiptarit me emrin Fatjon Kurti, i cili përdorte këtë platformë komunikimi për të shitur drogën e klasit A​.

Lexo edhe :  Ushtritë më të fuqishme në botë, ja ku renditen në listë Shqipëria dhe Kosova

Në bisedat e përgjuara Kurti mburrej se “biznesi i tij ishte kokaina” gjatë marrëveshjeve. Sipas zëdhënësit të NCA-së, ata mundën të bënin lidhjen e shqiptarit Kurti për makinat që kishte marrë me qira dhe të dhënat e gjetur në celularin e tij.

Hetimet zbuluan se si midis 26 marsit dhe 2 qershorit 2020, Kurti, ishte përfshirë në trafikimin e të paktën 58 kg kokainë me një vlerë prej më shumë se 4 milionë paundësh. Shqiptari Fatjon Kurti i cili banonte në Newport Court pranë Leicester Square në qendër të Londrës, organizoi trafikimin përmes EncroChat. Në përpjekje për të shmangur zbulimin, ai krijoi një kompani paralele të quajtur E&T Catering e cila ishte e regjistruar në shtëpinë e tij, por nuk ekzistonte si një biznes kateringu.

Të fundit

Mos hezitoni të ndërmerrni iniciativa të reja…çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të martën është koha t'i besoni instinkteve tuaja. Marsi favorizon vendosmërinë dhe...

A mund të na çlirojë inteligjenca artificiale nga mëkatet?

Një eksperiment i çuditshëm, mes teknologjisë dhe spiritualitetit, zhvillohet në një kishë zvicerane (duke përdorur inteligjencën artificiale). Me efekte që shkojnë përtej asaj që...

Trauma nga vetëvrasja e mbesës së tij!/ Pse u bë Adolf Hitler vegjetarian?

Nuk është e sigurt që Hitleri ishte vegjetarian: ai ndoshta u bë i tillë nga viti 1931 e tutje, por pyetja është e diskutueshme....

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

Lajme të tjera

Web TV