Inceneratorët/ Gjykata merr vendimin për Alqi Bllakon

Gjykata jep masën arrest me burg për Alqi Bllakon.

Këtë të shtunë është zhvilluar, seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për ish-deputetin socialist Alqi Bllako. Seanca në GJKKO ka nisur në orën 11:00.

Ish-deputeti socialist akuzohet i përfshirë në aferën e inceneratorëve dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Kujtojmë se sipas Strukturave të Posaçme Anti-korrupsion ai u vetëdorëzua në polici.

Ndërkohë Bllako bëhet zyrtari i dytë që arrestohet lidhur me këtë aferë.