Përfundon “telenovela” Bllako, sot i komunikohet masa e sigurisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pa zbardhur ende dita, në orën 03.30 të mëngjesit të së premtes, është dorëzuar në Policinë e Tiranës ish-deputeti socialist Alqi Bllako. Për 12 orë u shkaktua kaos, pasi policia nuk po e gjente ish-deputetin dhe në fund zyrtarisht u tha se ishte vetëdorëzuar. Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në çështjen e inceneratorëve.

Ish- deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako është vetë dorëzuar mëngjesin e ditës së premte në Policinë e Tiranës. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar prapaskenat se si u arrit deri në arrestimin e ish-deputetit të PS Alqi Bllako. Në një njoftim shpërndarë për mediat, SPAK sqaron se “më datën 31.03.2022, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin Alqi Bllako. Ky vendim i është vënë në dispozicion Prokurorisë së Posaçme në orën 15.30 të datës 31.03.2022. Në orën 15.45, të datës 31.03.2022, vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Alqi Bllako i është dhënë për ekzekutim strukturave të Policisë së Shtetit. Sipas SPAK, vendimi i GJKKO është ekzekutuar nga Policia e Shtetit në orën 03.30 të datës 01.04.2022. Pra, Policia ka mundur ta arrestojë ish deputetin rreth 12 orë pasi kishte marrë vendimin nga GJKKO për ta prangosur, dhe vetëm kur Bllako ishte vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës. Pak orë pas asaj që SPAK e quan “ekzekutimi i vendimit nga Policia”, blutë dolën me sqarim në orën 7:30 të mëngjesit të 1 prillit ku sqaruan se Bllako ishte vetëdorezuar gjatë mbrëmjes. “Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme. Shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, theksonte Policia e Shtetit. Gjithsesi policia e kryeqytetit nuk ka dhënë shpjegim se përse ky urdhër-arresti është ekzekutuar 12 orë me vonesë, nga momenti që mbërriti zyrtarisht vendimi i gjykatës që kishte vendosur për Bllakon “arrest me burg pa afat”. Ndërkohë, SPAK sqaron gjithashtu se një ditë pasi iu drejtua Kuvendit me kërkesën për autorizimin për arrestimin e ish-deputetit, i ka kerkuar Policise ta mbaje ne mbikqyrje deputetin pasi mund edhe te dilte jashte vendit, pra te arratisej. “Me shkresën Nr.2407/4 Prot., datë 30.03.2022 “kemi njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në lidhje me kërkesën e paraqitur në Kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, duke i kërkuar mbajtjen nën mbikqyrje të deputetit dhe njoftimin e prokurorit të çështjes nëse deputeti do paraqitej në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë”, thekson SPAK. Është caktuar dita e shtunë seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, ku pritet të jepet edhe masa e sigurisë. Ish-deputeti, akuzohet si i përfshirë në aferën e incenratorëve dhe akuzohet nga SPAK, për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Ai u vetëdorëzaua në polici në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, e konfirmuar kjo nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion. Sakaq, Bllako bëhet zyrtari i dytë që arrestohet lidhur me këtë aferë, pasi kujtojmë se më herët, në prangat e policisë ka rënë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Të fundit

Kurti: Kemi prova se Serbia ndërhyri drejtpërdrejt në zgjedhjet tona parlamentare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Serbinë të dielën se ka ndërhyrë drejtpërdrejt në zgjedhjet parlamentare të...

Pranvera sjell turistët/ Saranda plot me të huaj, vizitojnë bregdetin shqiptar

Me ardhjen e pranverës po shtohet numri i turistëve të huaj në Sarandë Të rinjë, nga Europa dhe jo vetëm po zgjedhin gjithnjë e më...

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër! Përplasen tre automjete, një person i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Kakarriq. Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëme...

Përmirësohet shëndeti i Papës

Vatikani tha se Ati i Shenjtë po i përgjigjet mirë trajtimit për pneumoninë e dyfishtë dhe ka treguar një përmirësin gradual, të lehtë ditët...

Rama hap zarfet e kandidatëve për deputetë! Sa nga grupi parlamentar rrezikojnë

Njësoj si Ledion Liço i cili hap zarfet në Big Brodher, drejtuesit politik të PS përpara Edi Ramës dhe Taulant Ballës drejtues politik për...

Lajme të tjera

Web TV