Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë me dije se do të ndërtohet një tubacion gazi nga Vlora në Fier.
“Ndërtimi i tubacionit të gazit nga Vlora në Fier, pra dikur mendoheshe që do kishim nga Fieri në Vlorë, por është parashikuar ndërtimi i një tubi me 2 kahe, i cili në të ardhmen do përdoret jo vetëm nga gazsjellësi TAP, por do të ketë mundësi që të injektojë gazin e lëngshëm në gazsjellësin TAP, kjo është pjesa më fizibël i këtij projekti që amerikanët janë më të interesuarit dhe që do të ketë patjetër sukses”, tha Balluku.