Benzema 3-1 Chelsea, francezi nuk di të ndalet! Villareal shokon Bayernin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madrid është shumë pranë hakmarrjes së sezonit të kaluar, pasi e mundi me rezultatin 3-1 Chelsea në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League dhe është shumë pranë kualifikimit. Po sonte luajti edhe Bayern Munich, që e pësoi 0-1 nga Villareal.

Karim Benzema po përjeton një moment fantastik dhe këtë e vuajti edhe Chelsea, që për tre minuta pësoi dy gola. Francezi me dy goditje me kokë i shtangu londinezët.

Chelsea u mundua të reagonte dhe ia doli, pasi në minutën e 40-të Havertz shënoi me një goditje me kokë. Pjesa e dytë pritej ndryshe, por jo. Gjithçka nisi me një gafë.

Edoardo Mendy pasoi gabim dhe më pas pa Benzema të shënonte golin e tretë në portën e tij të boshatisur. 3-1, ndërkohë që Courtouis u bë shpëtimtar pas një predhe të Azpilicueta.

Villareal i tregoi edhe Bayern Munich që nuk ka ardhur kot në çerekfinalet e Champions League, duke shënuar që në minutën e tetë me anë të Danjuma.

Coquelin në minutën e 41-të shënoi edhe të dytin, por VAR i shpëtoi bavarezët. Skuadra e Nagelsmann po dominonte në territor, por Villareal u mbrojt mirë dhe e mbrojti deri në fund golin e Danjuma.

Të fundit

Varrezat e makinave nuk do të lejohen më, ja çfarë ka planifikuar Qeveria

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa edhe për “varrezat” e makinave, teksa tha se jemi i vetmi vend në Evropë që i...

Kthyen ‘përmbys’ shkollën 9-vjeçare në Pogradec, procedohen dy të mitur

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 2 shtetas të mitur. Dy të miturit dyshohet se kanë...

Doni të dini pse izraelitët janë indiferentë ndaj Gazës? Shihni televizionin e tyre

Roy Schwartz Ndonjëherë, lajmi më i rëndësishëm është ai që nuk shfaqet fare në tituj. Kjo ndodhi të premten e kaluar në edicionin e lajmeve...

Anëtarësimi në BE/ Ambasada Gjermane: Berlini është përkrah Shqipërisë

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka rikonfirmuar mbështetje të fortë për Shqipërinë dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre për...

Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit

Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e tyre synojnë largimin brenda...

Lajme të tjera

Web TV