Arrestimi i ish-deputetit Bllako, Spiropali: As shtiem fall dhe nuk shohim filxhan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin “Frontline” në News24 komentoi arrestimin e ish-deputetit të PS-së, Alqi Bllako.

Spiropali sulmoi opozitën, duke shtuar se e ka bërë politikën arenë të përbaltjes.

“Nuk ka një vendim të formës së prerë të gjykatës, kështu që duhet ti referoheni hetimit për Bllakon. Këtë ndarje kemi bërë ne. E kam në tërësi se si linçohen njerëzit. Ai ka hequr dorë nga imuniteti, dhe besoj se ka bërë gjënë në duhur. Se ka në atë Kuvend njerëz të tjerë që janë kapur me thonj pas imuniteti, dhe janë kapur pas procedurave, ka plot. Ne ia kemi kthyer këtë pushtet qytetarëve. Ne nuk bëhemi strehë për askënd, por presim që këta njerëz të respektohen deri sa të marrë vendimin gjykata. Nuk kanë hyrë as nga dritarja, as nga vrima e çelësit, janë aty. Kanë marrë votat dhe janë në vendin e tyre. S’ka asgjë për t’u çuditur se pse janë apo s’janë. Në një listë të 25 prillit u bë një përzgjedhje që lufta të ishte më e fortë dhe ishte strategji elektorale. Ne as shtiem fall, as lexojmë në filxhan. Nuk i bindemi ulërimave të opozitës, që nuk lë njeri pa shpallur hajdut dhe mafioz nga shumica. Asnjë deputet as politikan me eksperience që mos të ishte aty, pasi ka akuza të pafundme që hidhen si baltë. Politika nuk është arena ku akuzat politike përcaktohen se kush është apo jo në politikë. Njerëzit me më shumë ndikim kanë numrin më të madh të akuzave. Nuk lëshojmë në erë akuza politike për kundërshtarët tanë, ndryshe nga ata që nuk mbajnë përgjegjësi. E kanë bërë politikën një arenë të përbaltjes. Ne e kemi ndarë retorikën politike nga drejtësia. Retorikën kriminalizuese e përdorin ata që nuk kanë asnjë lidhje me drejtësinë, por që duan ta kenë në kontroll.”, tha Spiropali.

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV