Atalanta nuk shkon më shume se barazimi ndaj Leipzig, autogoli i Zappacosta-s anulon kryeveprën e Muriel (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ndeshje e dominuar në pjesën më të madhe nga gjermanët e RB Leipzig, por që për fatin e mirë të Atalantës është mbyllur me barazimin 1-1, ishte çerekfinalja e parë e Europa League mes tyre.

Ndeshja vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 17’, kur Muriel realizoi për ekipin italian pas një asisti nga Zappacosta, duke zhbllokuar rezultatin. Me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 0-1 për Atalantën.

 

Në fraksionin e dytë RB Leipzig do të ishte më kërcënues dhe do të tentonte në disa raste barazimin. Megjithatë tronditës ishte momenti kur Siva humbi një penallti edhe pse për çështje sekondash Zappacosta do të bënte një autogol dhe do u dhuronte barazimin kundërshtarëve.

 

Të shumta ishin tentativat më pas nga të dyja skuadrat që të merrnin avantazhin, por takimi në “Red Bull Arena” u mbyll në paqe.

Ndeshja e kthimit dhe ajo që do të përcaktojë ekipin që kalon në gjysmëfinale është planifikuar të luhet më 14 prill dhe nis në orën 18:45.

Të fundit

“Dua të shkoj vetëm te Milani”, lojtari shqiptar i jep ultimatum klubit

Telenovela Jashari-Milan duket se do të zgjasë më tepër nga sa pritet, e do të na shoqërojë përgjatë gjithë...

Makina përplaset me murin, dy të plagosur në Fier

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Cakran–Gorishovë, në afërsi të fshatit Vreshtas, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është...

U mor me parametra zero, Juventusi prezanton sulmuesin që premton 25 gola!

Jonathan David është zyrtarisht sulmuesi më i ri i Juventusit dhe sot ka dhënë konferencën e tij të parë për shtyp. I veshur me...

Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka miratuar vazhdimin e programit kompakt të Korporatës ë Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) të Qeverisë amerikane për Kosovën,...

4.4 mld euro jashtë bankave! Shoqata e Bankave: Duhet kufi për pagesat cash

Ajo që dikur nisi si ekonomi tregu dhe e lirë sot po sfidon sistemin financiar në vend dhe po pengon luftën ndaj informalitetit. Sot...

Lajme të tjera

Web TV