Babai i 20-vjeçares që u vra nga burri: Sikur ta kapja me duart e mia atë njeri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Sikur të kisha mundësinë ta kapja me duart e mia atë njeri”, këto janë fjalët e babait të Karolain, e cila u vra nga bashkëshorti i saj në Athinë më 11 maj të vitit të kaluar.

Babai i 20-vjeçares fatkeqe, ka folur për njeriun që akuzohet për vrasjen e të bijës, për bashkëshortin që mbyti të shoqen në sy të fëmijës së tyre të vogël, Lydian që atëherë ishte vetëm 11-muajshe.

Babai i 20-vjeçare britanike nuk e mban dot zemërimin që ka për vrasësin e Karolain.

Në një intervistë për Daily Mail, 78-vjeçari britanik foli për gjyqin që do të mbahet për vrasjen mizore të së bijës, rreth 10 muaj më parë në shtëpinë e saj në Glyka Nera, Athinë.

Babis Anagnostopoulos, i cili akuzohet për vrasjen e Karolain do të dalë nesër në Gjykatë ku thuhet se do të mbrijë veten, duke thënë se ishte duke u vetëmbrojtur duke iu referuar aftësive të 20-vjeçares në artet marciale.

Megjithatë babai i 20-vjeçares , i cili nuk do të paraqitet nesër në Gjykatë për shkak të problemeve me shëndetin tha se do donte shumë që vrasësi i të bijës të binte në duart e tij.

“E kuptoj që Babis do të përdorë si vijë mbrojtëse faktin që Karolain e ka provokuar dhe se ai veproi në kuadër të vetëmbrojtjes. Në momentin e gjyqit unë do të jem në shtëpi dhe do të kujdesem për Lidia e vogël (mbesën vajzën e Karolain dhe Babis)”, tha i ati i Karolain.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV