Bijat ‘sekrete’ doktoreshë e kërcimtare të Putinit, goditen nga sanksionet nga krimet e të atit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Megjithëse të panjohura publikisht, të bijat e liderit rus Vladimir Putin janë bërë objekt i sanksioneve të Perëndimit prej krimeve të tmerrshëm për të cilat akuzohet babai i tyre në Ukrainë.

Dr. Maria Vorontsova, gjeneticiste 36 vjeçare, dhe Dr Katerina Tikhonova, 34-vjeçarja kërcimtare e kthyer në matematikane janë futur në listën e zezë të SHBA e Britanisë mes krimeve të luftës në Ukrainë.

Mohimet e krimeve nga babai i tyre nuk kanë bërë shumë për t’i shpëtuar ato nga sanksionet, ku përfshihen ndalime udhëtimesh dhe ngrirje të aseteve.

Shtetet e Bashkuara njoftuan dje se po ashpërsonin penalizimet ndaj bankave ruse në kundërpërgjigje të krimeve në Ukrainë.

Britania ka ngrirë asetet e bankave ruse Sberbank e ‘Credit Bank of Moscow’, duke thënë se do të ndalojnë të gjitha importet ruse të energjisë deri në fund të vitit 2022 me qëllim të “ngordhin për furnizim makinerinë e luftës së Putin.”

Ndërkohë as Maria e as Katerina nuk janë njohur zyrtarisht si bija të liderit të Kremlinit, edhe pse kjo konsiderohet si një “sekret i hapur”, pra si diçka që dihet por askush nuk mund të flasë për të.

Maria, e lindur më 28 prill 1985, nga gruaja e Putin, Lyudmila, është mjeke endokrinologe dhe ka një karrierë në kërkime mjekësore.

Ajo besohet se është e martuar me biznesmenin holandez Jorrit Faassen, me të cilin ka dy fëmijë.

Ndërsa Katerina është kthyer nga një ish-kërcimtare “rock’n’roll” në një drejtuese të iniciativave ruse për inteligjencën artificiale.

Shumë pak dihet nga jeta e dy bijave të së njëjtës nënë, të cilat besohet se jetojnë një jetë luksi.

Të fundit

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 13 vatra aktive gjatë orëve të fundit, 2 ende aktive

13 vatra zjarri janë evidentuar gjatë orëve të fundit nga të cilat 9 vatra janë shuar, 2 janë aktive...

Policia greke: I gjetëm tre fëmijët mbi trupin e pajetë të nënës

Komuniteti lokal i Volosit në Greqi është i tronditur nga vrasja brutale e nënës shqiptare Mariola Nakoleci, 36 vjeçe, nga bashkëshorti i saj 40...

80 mln euro në arkë, si do i shpenzojë Interi në merkato?

Kur duhen edhe gati 10 ditë nga mbyllja e merkatos për ketë verë, Interi duhet të bëjë me patjetër dy perforcime shumë të nevojshme...

“Bloomberg”: Ja vendet pro dhe kundër dërgimit të trupave në Ukrainë

Vendet evropiane po nxitojnë për finalizimin e garancive për sigurinë e Ukrainës, përpara një takimi të mundshëm mes presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin,...

Po shkonte të merrte nusen, qëllohet për vdekje dhëndri

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tunizi gjatë një ceremonie martese. Mediat e huaja bëjnë të ditur se mbrëmjen e 21 gushtit në Ben...

Lajme të tjera

Web TV