Debati për emrin e Presidentit të ri, Blendi Fevziu zbulon propozimin e tij: Shqipëria ka nevojë për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Blendi Fevziu propozon se në Shqipëri kam ardhur koha që në krye të shtetit të jetë një grua.

Këtë ai e ka deklaruar gjatë një interviste në “Milori Live” në Klan News. Fevziu shprehet se Shqipërisë i duhet në Presidencë një figurë e pastër dhe me integritet.

“Unë mendoj që mazhoranca i ka votat për ta zgjedhur Presidentin. Kjo tentativa për të bërë bisedime më duket më shumë një ‘larje goje’, pra ta hedhim një fjalë që të jemi dhe ne të larë. Pra, mazhoranca mund ta zgjedhi vetë Presidentin që mendon.

Personalisht do isha për një figurë jo politike, jo detyrimisht politike. Por mundësisht një figurë në mbyllje të karrierës, sepse ne kemi vuajtur gjithmonë që kemi vendosur presidentë të rinj që kanë pasur ambicie përtej Presidencës. Një njeri në mbyllje të karrierës. Nëse më pyet personalisht, që s’ka asnjë vlerë mendimi im se nuk ndryshon asgjë, mendoj se ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një grua për Presidente sepse është i vetmi vend. Kosova ka pasur dy gra deri më sot.

Ne që të kemi një kryeministre grua do jetë një histori pak e vështirë dhe do dojë shumë kohë. Minimalisht, presidenti që ka një rol honorifik mund të ishte një imazh shumë i mirë i Shqipërisë. Mund të jetë ndonjë emër që ne s’na ka shkuar ndërmend fare. Mjafton të jetë një njeri me integritet, një prezantim i mirë i Shqipërisë dhe kjo ishte e mjaftueshme për Presidentin”, tha ai.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV