Pezullimi i Rusisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, Rama: Lufta e Rusisë kundër lirive themelore, nuk do të tolerohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një refuzim i fortë ndaj krimeve mizore të luftës në Ukrainë e ka cilësuar kryeministri Edi Rama pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë. Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin”!

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka pezulluar Rusinë nga Këshilli për të Drejta të Njeriut, pas raportimeve “për shkelje sistematike dhe abuzim të të drejtave të njeriut”, nga trupat ruse që kanë pushtuar Ukrainën. Kjo kërkesë e shtyrë nga Shtetet e Bashkuara është miratuar me 93 vota për, 24 kundër dhe 58 shtete kanë abstenuar.

Për pezullimin e Rusisë janë nevojitur dy të tretat e shumicës. Pezullimet e tilla janë të rralla. Libia është pezulluar më 2011 për shkak të dhunës kundër protestuesve nga forcat besnike të ish-liderit, Muammar Gaddafi. Serbia ishte një prej vendeve që votoi pro, dhe ky sipas Ramës është një lajm i mirë për rajonin.

Të fundit

Petro Koçi: Kur martohet nevoja politike me iluzionin mendor

Nevoja ulëritëse e opozitës për t'u ringjallur është shpalosur këto ditë me një blasfemi po aq ulëritëse. E kryqëzuan Jezu...

Giorgia Meloni: Rusia s’ka ndërmend të negociojë për paqen

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar ashpër sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u prekën edhe zyrat e Delegacionit të BE. Giorgia Meloni shprehet...

Kush është Kristian Koni, i dënuari për vrasje dhe trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestro ndaj pasurive me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro të Kristian Konit. 45-vjeçari përdor edhe emrin Ols...

Frikë nga programi bërthamor, bota po rikthen sanksionet e OKB kundër Iranit

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kanë filluar procesin e rivendosjes së sanksioneve të mëdha të OKB-së ndaj Iranit. Masat ishin hequr sipas një...

BE-ja pezullon takimet zyrtare me Kurtin

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka njoftuar se përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe të shteteve anëtare do të pezullojnë takimet me kryeministrin...

Lajme të tjera

Web TV