Kolegët e tij u vranë nga një sulm në Ukrainë, rrëfimi rrëqethës i gazetarit: Një sy nuk po funksionon, njërën këmbë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Korrespondenti i “Fox News”, Benjamin Hall, ka bërë komentet e tij të para publike të enjten, që kur ai dhe kolegët e tij u sulmuan gjatë një raportimi në Ukrainë.

Hall ka rrëfyer detajet e tmerrshme që pësoi gjatë sulmit, ku u vranë dy kolegët e tij, kameramani Pierre Zakrzewski dhe Oleksandra “Sasha” Kuvshynova.

Në fillim, ai u shpreh se ndihet “shumë me fat që ishte këtu”.

“Kanë kaluar më shumë se 3 javë që nga sulmi në Ukrainë dhe doja që t’i ndaja të gjitha”, shkroi Hall në “Twitter”, i cili shtoi se fillimisht donte që të bënte homazhe për kolegët e tij të ndjerë.

“Pierre dhe unë udhëtuam nëpër botë së bashku, puna ishte gëzimi i tij dhe gëzimi i tij ishte infektues”, shkruan ai.

Hall gjithashtu postoi një fotografi të tij në një barelë ku bashkëngjitur me të shkruante:

“Për ta përmbledhur, kam humbur gjysmën e këmbës nga njëra anë dhe një këmbë në anën tjetër. Njëra dorë është duke u bashkuar, një sy nuk po funksionon më. Dëgjimi im është mjaft i fryrë”.

Korrespondenti ishte duke raportuar pranë Kievit së bashku me dy kolegët kur automjeti i tyre u godit nga zjarri, më 14 mars, tha “Fox News” në një deklaratë në atë kohë.

Hall i mbijetoi sulmit dhe u evakuua nga Ukraina disa ditë më vonë, por Zakrzewski dhe Kuvshynova u vranë.

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV