Berisha nuk heq dorë, me Blinken “shihemi në gjyq”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar për herë të parë një konferencë shtypi nga selia blu, që nga koha kur ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike. Berisha ka treguar se deri ku ka ecur procesi civil kundër Blinken në Gjykatën e Parisit, ndërsa theksoi se nuk ka asnjë “pendesë” për kundërshtitë që ka shprehur ndaj ambasadores Kim, pavarësisht reagimit të zyrtarit të lartë amerikan, Gabriel Escobar.

I ndodhur nën trysninë e të shpallurit “non grata” nga SHBA, ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar dje mbi procesin gjyqësor ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit Entony Blinken. Ai dha detaje mbi ecurinë e këtij procesi në një konferencë për mediat me gazetarët nga selia e PD-së. Duke u ndalur te procesi që ka hapur ndaj Blinken, tha se aktualisht çështja është në gjykatë. “Procesi vazhdon, por se në çfarë faze është, po e ndjek avokati. Ai proces ka qenë për çështje nderi, dinjiteti. Shanset aty janë, e kam kundërshtuar disa herë. Ka kundërshti të forta se asnjë nuk jemi qytetarë francez, dhe sekretari Blinken ka imunitet. Nuk ka provë për faktin se shpifja dënohet aty ku lindi. Është në ndërgjegjen e gjykatësit që ta vendosë. Përpjekjen time e kam adresuar te transparenca, Ju nuk kemi asnjë provë dhe fakt të vetëm, për veç deklaratave; fakte kemi, por si themi. Kjo tregon se delegon ndërgjegjen time”, tha Berisha. gjatë konferencës, Berisha ka the në të kundërtën, nuk do të pranonte ndëshkim politik. “Cilido zyrtar, amerikan apo i çdo vendi tjetër, të paraqesë një fakt apo provë të vetme të korrupsionit të Berishës, unë e kam shpallur se marr çdo vendim. përndryshe, çdo llogaritje se unë të pranoj ndëshkimin politik, apo falsitetin për shpifjen mbi të vërtetën, do të jetë e kot”, tha Berisha. Ndërsa pyetjes se Gabriel Escobar u shpreh i tronditur ndaj qëndrimeve ndaj ambasadores Yuri Kim, duke i konsideruar sulm ndaj presidentit Biden dhe a është penduar për qëndrimet e tij, berisha iu përgjigj prerazi se nuk tërhiqte asgjë nga ato që kishte deklaruar. “Garantoj se e kam shumë të qartë dhe kam respekt për ambasadoren kur ajo vepron në përputhej me përfaqësimin e presidentin Biden, sikundër nuk pajtohem me qëllimet e saj kur ajo vepron si guvernatore. Unë do ta kundërshtoj dhe do ta denoncoj. Politikat e SHBA-ve në Tiranë pa asnjë diskutim synojnë mbështetje për këtë vend, nuk mund të pajtohem me qëndrimet e guvernatores, mbështetjen e saj të vazhdueshme për qeverinë e Edi Ramës dhe veprimet e mirëfillta anti-opozitare. Unë besoj dhe njëherë se shqiptarët duhet të jenë partnerë besnikë të SHBA-ve, por sovranë, si qytetarë, njerëz të lirë që vendosin me votën e tyre të lirë”, tha Berisha.

Kryetari i ri i PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha pohoi se pas mbajtjes së Kuvendit të 30 prillit, do të jetë kryesia e PD-së që do të drejtojë këtë parti, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. “Unë besoj se nuk do të vazhdojë me Komisionin e Rithemelimit, por do të zgjidhet Këshilli Kombëtar, që do të zgjedhë kryesinë dhe ajo do të jetë deri në zgjedhjen e kryetarit. Besoj de kjo do të jetë. Kryetari do të zgjidhet fill mbrapa. Për një kohë do të zgjidhet kryesia”, tha ai.

Berisha “mund” Ramën në kohë…

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se është ndër të vetmit që ka mundur kryeministrin Edi Rama. Berisha u shpreh se kryeministri Rama e ka humbur qetësinë dhe se e vetmja gjë që përpiqet të bëjë është propagandë kundër tij, edhe nëpërmjet tentakulave të Xhorxh Soros. “Edi Rama dhe tentakulat e Xhorxh Soros kanë montuar një fushatë të tërë, pasi kanë humbur shumë etapa në këtë betejë, kundër Berishës… Dalin me tezën se Berishën nuk e voton elektorati gri, por a mund të bëj një pyetje? Kush e ka mundur Edi Ramën në Shqipëri? Edi Ramën e ka mundur dy herë Sali Berisha. Kush i ka mundur socialistët në Shqipëri? Në ’92, ’96 por edhe në 2011 logoja e PD ishte më lart, në 2005. Nëse ka njeri që ka trashëgiminë e mundjes së Ramës është Berisha, po të keni ndonjë tjetër thoni. Të gjitha këto janë paralajmërimin se PD do të fitojë, se unë po bëj gjithçka për PD. Ndaj viktimë e kësaj propagande që montohet nga Rama dhe tentakulat e Soros ndaj Berishës, u them se ky është revolucion i pandalshëm. I vutë re mbrëmë se sa herë përmende emrin tim i dridhej zëri, shiheni i videon e opinion, ka humbur qetësinë”, tha Berisha.

Lexo edhe :  5 vjet SPAK, Dumani: Jemi përballur me përpjekje për të minuar punën tonë

Presidenti i ri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për çështjen e Presidentit të ri të Republikës pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se maxhoranca i ka votat për ta zgjedhur e vetme. Berisha tha se Rama nuk mund të implikojë me mënyrat e tij opozitën aktuale në proces. “Së pari në qoftë se Edi Rama vendosë të zgjedhë me votat e tij Presidentin, ai mund ta bëjë këtë se pavarësisht se zgjedhjet ai i plaçkiti dhe ato nuk shprehin vullnetin e popullit, për fat të keq sot komuniteti ndërkombëtar vazhdon t’i dënojë ato zgjedhje kurse opozita nuk i doli zot votës së qytetarëve. Ai mund ta zgjedhë, por nuk mund të implikojë me mënyrat e tij opozitën aktuale në proces. Në qoftë se ai mendon që për shkak të dhunimit të zgjedhjeve t’i japë opozitës të drejtën e Presidentit të Republikës për të propozuar, atëherë nuk është një vendim që do merret vetëm në forumet e larta të PD-së, por edhe partive të tjera opozitare. Mendoj të mos angazhohemi në diaskutime që nuk iu ka ardhur koha akoma”, tha Berisha. Ai iu dha më tej një këshillë gazetarëve. “Mos harroni asnjëherë të mos e pyesni për inceneratorët se do vrapojë, do dalë jashtë nga konferenca e shtypit e do iu lërë bosh, te ke fundit keni dhe ju ndjenjat njerëzore ndaj tij. Del qartë që në qoftë se ju e pyesni për inceneratorët është njësoj si të tregoni litarin në shtëpinë e të varurit. Vendosni një kod, harrojeni këtë dhe mundësisht sa më pak t’i përmendni emrin tim, sepse e patë mbrëmë dhe e shihni përditë se si ky emër ka filluar t’i kallë datën. Ai e di që unë jam i pëlqyer dhe nga socialistët e thjeshtë, por e di se ai dhe nomenklatura kleptokraciste e PS-së do ketë probleme shumë serioze me PD. Këto dy gjëra në qoftë se doni të mos iu ikë nga konferenca e shtypit mos ia thoni”, tha Berisha.

Arrestimi i Bllakos

Ish- kryeministri Sali Berisha ngriti dyshime për arrestimin e Alqi Bllakos për aferën e inceneratorëve. Duke folur në një konferencë për shtyp nga selia blu ai tha se zërat “Një anëtar i organizatës së inceneratorëve, Alqi Bllako, është sot i arrestuar, por procesi i tij dëshmoi në mënyrë flagrante përpjekjen anti-ligjore të Qeverisë për mbrojtjen e tij. Qytetarët shqiptarë nuk panë një sekuencë të vetme të Komisionit të Mandateve, të Parlamentit për të vendosur për imunitetin e tij”, tha Berisha. Sipas ish- kryeministrit, Bllako u zhduk, njeriu që tha “s’kam imunitet” u zhduk. “Zërat thonë që u arratis nga Qafë Bota në Greqi, nuk e di, s’kam asnjë fakt. Thonë që u kthye me helikopter, por policia qëndroi në anën e Bllakos. Ajo mori përsipër në modelin e mëparshëm të gënjejë opinionin dhe organet e ligjzbatimit dhe të shprehet se Alqi Bllako ishte në Drejtorinë e Policisë. Por “mbrëmë” dhe “mëngjesi” janë të ndyshme. Kush e urdhëroi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Nano të mashtrojë qytetarët shqiptar? Ishte ky një vullnet i tij i sëmurë apo e urdhëroi Çuçi?”, tha Berisha.

Legalizimi i kanabisit

Ish-kryeministri ka dalë në një konferencë për mediat ka folur për vendimin për legalizimin e kanabisit. Gjatë fjalës së  tij Berisha tha se është kundër legalizimit të kanabisit, duke u shprehur se vendimi i kryeministrit Rama është totalisht i dëmshëm. “Jam këtu për vendimin e dëmshëm që Rama po merr legalizimin e kanabisit. Ky vendimin është një vendim kundër shëndetit fizik dhe mendor si edhe të identitetit të shqiptarëve dhe reputacionit të tyre. Në formimin tim si mjek dhe politika kam lexuar gjerësisht për kanabisin, në këtë kontekst theksoj se studimet e gjëra të universitete më prestigjoze të botë kanë faktuar se kanabisi krijon probleme serioze strukturore të trurit. Ka të paktën në përbërjen e saj mbi 50 lëndë kimike. Këto janë aspekte mbi shëndeti fizik dhe mendor”, tha Berisha.

Të fundit

‘Shmangni përmbytjet!’, MM: Priten reshje intensive në 5 qarqe

Java e ardhshme do të nisë me reshje shiu dhe dëbore dhe me ulje të temperaturave. Sot Ministria e...

Wrestling në zi, ndahet papritur nga jeta legjenda Rey Mysterio

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare legjenda e “Wrestling”, Rey Mysterio. Legjenda e WWE mbylli sytë përgjithmonë ditën e djeshme, duke lënë pas një...

Rama njoftoi mbylljen e Tik Tok, Bardhi hap llogari dhe publikon datën e protestës

Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e djeshme mbylljen e rrjetit Tik Tok për të paktën 1 vit. Tashmë prej kohësh ka qenë në diskutim...

Tregu i gjelave të detit në Baldushk, apeli i Veliajt: Blini produktet lokale

Ashtu siç është bërë traditë për festat e fundvitit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë...

Protesta e 23 dhjetorit, Këlliçi thirrje qytetarëve të Tiranës

Opozita do të zhvillojë protestën kombëtare të radhës nesër, më 23 dhjetor, në orën 17:00, si pjesë e aksionit të mosbindjes civile. Drejtuesi politik i...

Lajme të tjera

Web TV