Del ekspertiza e vajzave që u vranë nga nëna në Greqi/ Foshnja 6-muajshe u mbyt, hapet dhe varri i 9-vjeçares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opinioni publik në Greqi ndjek i shokuar vazhdimin e hetimeve dhe zbardhjen e fakteve të reja që fillojnë të hedhin dritë mbi vdekjen tragjike të tre vajzave të familjes nga Patra.

Vajza më e madhe e familjes, Xhorxhina 9 vjeç , sipas analizave mjekësore, ka vdekur nga një dozë e madhe ketamine, për të cilën akuzohet se ja ka dhënë vetë nëna e saj.

33-vjeçarja Roula Pispirigou , e cila për monetin  është çuar në paraburgim, mohon çdo akuzë,ndërkohë që ka filluar hetimi për të zbuluar shkaqet e vdekjes së dy vajzave të tjera dhe sipas specialistëve mjeko-ligjorë ka disa fakte që të çojnë në përfundimin se ato mund të jenë mbytur.

Orët e fundit nga ekspertiza mjeko-ligjore dhe ekzaminimi histologjik i Iridës 6-muajshe, rezulton se ajo ka vdekur nga mbytja, pasi evidentohen gjetje patognomonike të asfiksisë, si kongjestion i rëndë në të gjitha organet (mëlçi, shpretkë, veshka, gjëndra mbiveshkore etj.).

Mëngjesin e së shtunës është hapur varri i 9-vjeçares Xhorxhina ,për t’u marrë dhe për t’u analizuar tableti i saj me të cilin e kishte varrosur e ëma dhe që sipas hetuesve mund të zbulojë shumë fakte të reja.

Në pistën e hetimeve tashmë hyn një e afërme e 33-vjeçares , e cila thuhet se është narkomane dhe mund ta ketë gjetur ajo në tregun e drogave sasinë fatale të ketaminës  që sipas akuzës Roula Pispirigou ja ka dhënë së bijës 20 minuta para se ajo të gjendej e vdekur nga mjekët  spitalit.

Ndërkohë, në dy intervista për mediat greke ,babai i tre vajzave Manos Daskalakis ka treguar se si është ndarë nga ish bashkëshortja, pasi ajo kishte një lidhje tjetër, por asnjëherë nuk kishte dyshuar se ajo mund të kryente një krim të tillë. 30-vjeçari është thirrur për të dëshmuar për rrethanat e vdekjes së vajzës së tij të madhe, Xhorxhina , ndërsa në të njëjtën kohë ka deklaruar se tashmë mbështet hapur akuzën ndaj bashkëshortes së tij.

Lexo edhe :  Tensionet me Vladimir Putin - Donald Trump pyet Zelensky-n nëse mund të godasë Moskën

“Nëse vërtetohen akuzat edhe për vdekjen e dy vajzave të tjera, do të bëj çmos të shkoj në qelinë e saj dhe ta vras”– ka thënë ai në një intervistë mbrëmjen e së premtes, ndërkohë që specialistë të hetuesisë, mjekësisë ligjore dhe psikologë shprehen se si është e mundur që një baba të mos ketë pasur asnjë dyshim për tre vdekje të vajzave të tij, brenda një periudhe prej gati tre vitesh.

Tre fëmijët e çiftit Daskalakis-Pispirigou kanë humbur jetën Malena 3 vjeç e gjysëm në korrik të 2019, Irida 6-muajshe në mars të 2021 dhe Xhorxhina 9 vjeç në janar të këtij viti.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV