Manastirliu jep lajmin e mirë: Nga 1 korriku rrisim pagat për mjekët dhe infermierët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në nisje të Kongresit të PS-së, pohoi se deri në fund të këtij mandati qeverisës, do të rriten rrogat e mjekëve dhe infermierëve deri në masën 40%.

Manastirliu tha se pagat për mjekët dhe infermieret janë rritur me 63 %.

“Aseti ynë më i çmuar janë mjekët dhe infermierët tanë për të cilët investimet nuk kanë ndalur, qoftë në investimin e kushteve të punës, qoftë edhe në premtimin e mbajtur në dy mandatet e vështira, 63 % janë rritur pagat për mjekët dhe infermierët. Do vijojmë t’i rrisim pakat për mjekët dhe infermierët edhe këtë vit duke filluar nga 1 korriku. Edhe pse po përballemi me vështirësi ne do ta çojmë deri në fund zotimin tonë.

Deri në fund të mandatit pagat për mjekët dhe infermierët do rritem me 40% dhe nuk do ndalemi këtu sepse autonomia spitalore si një model i ri për menaxhimin dhe financimin spitalor në vend do mundësojë që stafet tona ta paguhen sipas performancës, por nga ana tjetër ajo që na intereson është shërbimi ndaj njerëzve dhe ne duam që të eliminojmë çdo praktikës abuzive dhe korruptive në sistemin spitalor dhe autonomia spitalore do ndikojë në eliminim e çdo abuzimi. Por thënë kjo nuk kemi përfunduar, kemi shumë për të bërë”, pohoi ajo.

Të fundit

Po drejtonte një automjet bujqësor/ 67-vjeçari del nga rruga, humb jetën në spital

Një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti bujqësor që drejtonte doli nga rruga në fshatin Viçisht të Bulqizës. Ngjarja ka...

Glasnost hap rrugën për lirinë fetare, Gorbaçov premton një epokë të re të besimit

1988 – BRSS Në prill të vitit 1988, në një ngjarje me domethënie të thellë për një shoqëri që për dekada kishte jetuar nën hijen...

Rama urdhëron sërish: Asnjë lavazh nuk do qëndrojë mes lagjeve

Rama thotë se ata që kanë lavazhe të tilla duhet t’i heqin vetë, në mënyrë që të mos paguajnë gjobën për krim mjedisor. Kryeministri Edi...

Amber tallet keq me Gjestin: “Kush është ky, Frederik Ndoci?”

E ftuar në një intervistë televizive, Amber Candy ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, foli më shumë për periudhën që po kalon tani pas...

Pse po përshkallëzohen luftërat që Trump premtoi se do t’i përfundonte?

Analizë nga Brett H. McGurk | CNN | Gjatë fushatës elektorale, Donald Trump premtoi se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë ditën e parë...

Lajme të tjera

Web TV