“Burrin dhe vajzën m’i vranë para syve”/ Flet nëna ukrainase që u mbajt peng 24 ditë nga rusët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ishte një shpërthim, ose disa të shtëna. Më shurdhoi. Xhami i pasmë u thye. Buri im bërtiti “dil nga makina,” e nis rrëfimin e saj Viktoria Kovalenko. Tmerri i asaj dite është pothuajse i paimagjinueshëm. Nëntë ditë pas luftës në Ukrainë, Viktoira dhe burri i saj Petro kishin vendosur të iknin nga Chernihiv, në veri të vendit. Ata donin t’i mbanin fëmijët të sigurt.

Veronika, 12 vjeç ishte vajza e Viktorias nga martesa e saj e parë. Vajza tjetër e saj, Varvara është vetëm 1 vjeç. Ata u larguan me makinë nga shtëpia e tyre, por teksa ndodheshin në periferi të qytetit pranë fshatit Yahidne, gurët në rrugë ua bllokuan rrugën. Petro u tërhoq, doli dhe filloi t’i heqë nga rruga. Disa sekonda më vonë, makina e tyre u qëllua.

Viktoria pa vajzën e saj Veronika dhe burrin e saj të vrarë para syve të saj. “Vajza ime e madhe Veronika filloi të qante sepse kokën ma kishte prerë një copë xhami dhe po më rridhte gjak. Vajza filloi të bërtiste, i dridheshin duart. Më pas doli nga makina dhe unë shkova ta ndjek. Sa dola e pashë të rrëzohej. Kur u afrova i kishte ikur koka. Makina ishte goditur nga një predhë ruse dhe shpërtheu në flakë”-tha Viktoria.

Ajo nuk e pa më Petron, por heshtja e tij i tha Viktorias se edhe burri i saj kishte vdekur. Ajo iku nga makina që digjej. 24 orët e ardhshme ishin një përpjekje e dëshpëruar për të qëndruar gjallë. Viktoria dhe foshnja e saj, Varvara, gjetën strehë në një makinë të parkuar, por më pas të shtënat filluan përsëri. Ajo vrapoi në një ndërtesë të vogël që ishte përdorur qartë nga ushtarët.

Lexo edhe :  Izraeli lejon vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza

Të nesërmen, ata u zbuluan nga patrullimi i trupave ruse. Ata u dërguan në një shkollë në Yahidne dhe u mbajtën rob në bodrum. Nëna dhe foshnja kaluan 24 ditët e ardhshme atje, në kushte të tmerrshme. Viktoria pa njerëzit që vdisnin rreth saj, të paaftë për të marrë kujdesin mjekësor që kishin nevojë. BBC ka vizituar bodrumin dhe ka folur me njerëzit e tjerë të mbajtur atje. Të burgosurit përshkruajnë trupat e shtrirë të pambledhur për orë të tëra, ndonjëherë me ditë. Tani Viktoria dhe Varvara janë në Lviv në perëndim të Ukrainës.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV