“Mos ndalo Barça”/ Ja titujt kryesorë të shtypit sportiv për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madrid mori një fitore të rëndësishme mbrëmjen e djeshme kundër Getafe-s duke iu afruar kështu gjithnjë e më shumë titullit kampion në La Liga. Ndërkohë Barcelona kërkon të ruajë ecurinë pozitive duke sfiduar Levante-n në një transfertë delikate për blaugranasit. PSG dhe Interi rrëmbyen fitore të vyera me ekipin zikaltër i cili ndodhet vetëm 1 pikë larg Milanit kryesues. Për më tepër ju njohim me titujt kryesorë të shtypit sportiv nga bota.

Gazeta spanjolle ‘Marca’ i kushton faqen e parë kryesuesve të La Liga-s pas fitores së djeshme me titullin “Të lançuar”, me ekipin e Ancelottit që duken të sigurt në rrugëtimin e tyre drejt titullit.

E përditshmja “AS” thur elozhe për dyshen Casemiro-Vinicius, me titullin ‘Sambodromo’ që nënkupton sambën braziliane pas kombinimit të dyshes galaktike për golin e parë.

Spanjollja “Sport” pasqyron ecurinë e ekipit katalanas të Xavi-t duke u bërë thirrje “Mos ndalo, Barça”

“L’Esportiu” vjen me titullin “Kush e ka radhën”. Cili do të jetë kundërshtari i radhës që do të jetë një tjetër ‘viktimë’ e katalanasve që duket se nuk kanë të ndalur.

Mundo Deportivo vjen me një intervistë ekskluzive nga Ronaldinho me titullin “Tani mund të shijoj sërish Barçën”

Shtypi italian i kushton vëmendjen triumfit ndaj Veronës së zikaltërve të Simone Inzaghit. “La Gazzetta Sportiva” shkruan “Inter frikëson sërish”, të cilët tashmë po vendosin nën presion Milanin dhe Napolin në krye të tabelës së klasifikimit në Serie A.

E përditshmja franceze “L’Equipe” flet për spektaklin e dhuruar nga Mbappe dhe Neymar në fitoren e parizienëve duke e titulluar “Balada e asëve”.

Gazeta portugeze “O Jogo” pasqyron fitoren e Sportingut të Lisbonës ku një meritë të veçantë kishte spanjolli Sarabia. Performancën e iberikut ata e titullojnë kështu: Sarabia prezanton armët e tij.

Lexo edhe :  Legjenda e Bayern kritikon trajnerin: Ka frikë të luajë me të rinj

 

Të fundit

Talenti i madh portugez zgjedh paratë e Arabisë Saudite

Rodrigo Mora është një nga lojtarët e rinj shumë premtues, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të...

Shpella antike e Odisesë mbulohet me beton, monumentit i del pronari

Një qytetar i Himarës ka postuar një video nga Shpella e Spilesë. Një Monument Kulture i Shpallur i tillë që në vitin 1963. Ka disa...

Lutfi Dervishi: Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë...

PZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Lista...

“Rusia ka bërë lëshime drejt një zgjidhjeje me Ukrainën”

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” drejt një zgjidhjeje të negociuar në luftën e saj me Ukrainën...

Lajme të tjera

Web TV