Dosja e SPAK nxjerr “lakuriq” skemën e punësimit të qeverisë në Ersekë, një kryetar monitoron vakancat e kush do punësohet në shtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Përgjimet e realizua nga Prokuroria e Korçës dhe ajo e SPAK-ut në Tiranë, kanë nxjerrë zbuluar në veprimtari kriminale një anëtar të Këshillit Bashkiak të Ersekës dhe Kryetarin e kësaj bashkie, Erion Isain.

Dosja hetimore nxjer maskën e programeve dhe skemave të konkurseve të qeverisë për punësimet në shtet. Në materialin e siguruar nga redaksia jepet një tablo e plotë se si kryhet punësimet në administratën shtetërore, ku një ose dy persona të vetëm kontrollojnë të gjitha vendet vakante dhe përcaktojnë pa asnjë lloj kriteri se kush do fillojë punë dhe kush jo.

Por megjithëse dy prokuroritë si ajo e Korçës dhe SPAK, kanë mbledhur prova për implikim të dy zyrtarëve të lartë, çuditërisht SPAK nuk ka vepruar për një periudhë 1 vjeçare, duke vijuar të mbajë dosjen e nxehtë ende në duar.

Redaksia zbardh sot abuzimet që kryheshin me punësimet në bashkinë e Ersekës dhe në institucione të tjera shtetërore në këtë qytet. Sipas përgjimeve të administruara në dosjen hetimore, personi më operativ në këtë veprimtari rezulton të jetë, Lirjan Hyseni, njeri ky mjaft i besuar i kryebashkiakut Erion Isai.

Hyseni mban dy detyra njëherësh, si Kryetar i Këshillit Bashkiak dhe Përgjegjës Pyjor në sektorin e Inspektimit të Pyjeve.

Kryetari i këshillit bashkiak, në mënyrë sistematikle interesohet për vende vakante pune në institucione të ndryshme shtetërore në qytetin e Ersekës.

Nga një përgjim i kapur nga ana e prokurorisë, Lirjan Hyseni, bisedon me Drejtorin e Kujdesit Spitalor në Ersekë, të cilin e pyet për vendet vakante që ka në organikën.

Dhe nga ana tejtër drejtori i komunikon se është një vend vakant, shofer ambulance. Lirjan Hyseni, i komunikon që këtë vend të mos e zinte, pasi do punësonte shtetain Gramoz Alo.

Në 27 janar 2022, prokuroria e ka verifikuar këtë situatë që del nga ky përgjim, dhe ka rezultuar se në vendin e shoferit të ambulancës është punësuar, Gramoz Alo.

Lexo edhe :  “Shpejt shpejt çuna…nga mbrapa”/ Publikohen pamjet e arrestimit të Flodian Plakut (VIDEO)

Gjithashtu nga analiza e përgjimeve telefonike të Lirjan Hysenit, ai komunikon me Brikena Ali, dhe nga kjo bisedë rezulton se Hyseni i premton kësaj shtetase se do e punësojë, meqënëse ishte pa punë.

Disa ditë pas kësaj bisede, Brikena Ali, bisedon sërisht me Kryetarin e Këshillit Bashkiak Ersekë, Lirjan Hyseni, ku i tregon se kishte aradhur kontrata që do punësohej pranë OSHEE-së dhe e falenderon Lirjanin.

Lidhur me këtë rast punësimi, prokuroria ka gjurmuar procedurën në OSHEE-në Tiranë dhe ka kuptuar se për këtë vend pune, kishin konkuruar dhe dy persona të tjerë, Aleksandra Zguro dhe Franci Bylyku.

Të dy këta persona janë marë në pyetje nga prokuroria, duke treguar se kishin aplikuar pa ditur se sa veta e pretendonin atë postë në administratën shtetërore.

Dy aplikantët i thanë prokurorisë se askush nuk I kishte telefonuar për të dhënë konkurs apo intervistuar.

Veç këtyre rasteve, Lirjan Hyseni, në cilësinë e kryetarit të Këshillit në Bashkinë Ersekë, interesohet në njësinë e kujdesit shëndetësor në Kolonjë, ku me një komunikim me drejtoreshën e këtij institucioni, Dorina Tallo, dhe i kërkon vendet vakant të punësimeve.

Hyseni i propozon që të punësojë ndonjë person nja 3 muaj, sa për të shtyrë. Pas kësaj telefonota, Lirjan Hyseni, bisedon me Enkelejda Skuprën, duke i premtuar kësaj të fundit se do e punësonte në një pozicion drejtoreshë.

Pas verifikimeve të kryera nga prokuroria ka rezultuar se Skupra, është punësuar pranë bashkisë së Ersekës.

Njëherësh Hyseni komunikon dhe me shtetasen Angjelina Jorgji, duke e punësuar këtë të fundit në bashki.

Nga bisedat e përgjuara kuptohet që kjo shtetase i ka dhënë një shumë lekësh Lirjanit, por këto lekë ai ja ka kthyer nuk i ka pranuar.

Të fundit

Rriten gjatë vitit 2025 të ardhurat tatimore nga shitja e pronave

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme kanë qenë...

Norvegjia “trondit” tregjet/ Mijëra dollarë të investuara në kompani izraelite!

Qeveria norvegjeze ka urdhëruar një rishikim të thelluar të portofolit të fondit të saj sovran prej 1.9 trilion dollarësh, për të siguruar që investimet...

Agjendën e gjelbër: Shtytja për zgjerimin e aeroporteve ndërsa udhëtimi me tren ngec

Dëmi klimatik që shkaktohet nga fluturimet e shmangshme është i jashtëzakonshëm, por qeveria sheh më shumë aeroplanë si zgjidhje për problemet ekonomike të saj. Polly...

Vendi goditet nga një valë e re e të nxehtit, muaji gusht me temperaturat më të larta

Portugalia po përjeton një valë të re të të nxehtit, me temperatura që arrijnë në 41 gradë Celsius. Gushti mund të jetë muaji më...

Kujtesa nuk është e përjetshme por as e humbur! Çfarë zbulon shkenca

Një kujtim i vjetër, një aromë e njohur, një melodi e harruar… ndonjëherë mjafton një detaj i vogël për të na kthyer vite pas...

Lajme të tjera

Web TV