Anessa Paige Gower po përballet tashmë me 29 akuza kriminale për abuzim me nxënësit kur punonte si mësuese biologjie në Richmond, Kaliforni, SHBA.
Identitetet e shtatë viktimave të mundshme nuk janë publikuar nga autoritetet, por moshat e tyre varionin nga 7 deri në 12 vjeç. Prokuroria e Costa District tha se kishte intervistuar nxënësit për një numër incidentesh të akteve seksuale me të mitur dhe të shpërndarjes së fotove “me imazhe seksuale në platformat online.”
Drejtori i shkollës B. Nelson Jr., tha se Gower ishte shkarkuar pak pas daljes së akuzave në sipërfaqe.