Paralajmëron Kievi: Kremlini po planifikon akte terroriste në Rusi për të kthyer opinionin kundër Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë Kyrylo Budanov, ka paralajmëruar se Kremlini po planifikon akte terroriste në Rusi për të kthyer opinionin kundër Ukrainës.

“Minimi dhe hedhja në erë e ndërtesave të banimit, spitaleve dhe shkollave në qendrat e popullsisë janë pjesë e planeve të tyre”, tha Budanov.

Ai gjithashtu theksoi se Rusia po planifikon sulme me raketa dhe bombardime në Belgorod pranë kufirit lindor të Ukrainës me Rusinë.

Ukraina ka akuzuar vazhdimisht trupat ruse se synojnë qëllimisht civilët në Ukrainë.