“Për një vend në gjysmëfinale”/ Sot rikthehet Champions League, ja titujt kryesorë të gazetave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e sotme rikthehet Champions League ku do të luhen ndeshjet vendimtare për të përcaktuar gjysmëfinalistët e parë të këtij sezoni. Real Madrid kërkon të mbyllë llogaritë me skuadrën e Chelsea, ndërsa Bayern Munich synon përmbysjen ndaj surprizuesve të Villareal.

Mediat spanjolle i kushtojnë një vëmendje të gjerë ndeshjes së shumëpritur të Real Madrid por gjithashtu edhe formës së Barcelonës apo të ardhmes së bomberit polak, Robert Lewandowski. Për më tepër, ju njohim me titujt kryesorë të shtypit sportiv për ditën e sotme.

E përditshmja spanjolle “AS” hapet me titullin: ‘Duhet të luani si ndeshjen e parë’, duke iu referuar fitores së madrilenëve kundër bluve të Londrës me rezultatin 1-3.

“Marca” vjen me titullin: ‘Për një vend në gjysmëfinale’. Skuadra e Ancelottit synon një tjetër arritje të madhe në kompeticionin më prestigjoz të Europës.

Gazeta spanjolle Sport ‘trondit’ Bayern-in me titullin: “Marrëveshje me Lewandowskin”. Sipas mediave spanjolle, sulmuesi polak ka arritur një marrëveshje me Barcelonën me kontratë 3-vjeçare për t’iu bashkuar blaugranasve pas përfundimit të këtij sezoni.

“Mundo Deportivo” i bën jehonë suksesit të Barçës me titullin: ‘Auba dhe Luuk, vrasës’, me dy sulmuesit të cilët ishin protagonistë në fitoren ndaj ekipit të Levantes.

Francezja “L’Equipe” hapet me titullin: Ari të thërret. Karim Benzema po zhvillon një sezon fantastik dhe nëse vazhdon këtë formë, mund të jetë futbollisti i parë francez pas 24 vitesh që fiton Topin e Artë. I fundit ishte Zinedine Zidane në vitin 1998.

E përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport hapet me titullin: ‘Derbi më i gjatë në botë’, me dy ekipet e Milanos të cilët vazhdojnë të luftojnë për titullin kampion.

Lexo edhe :  “Kujtime të bukura nga ndeshja me Shqipërinë”/ Sulmuesi serb: Kemi ardhur për fitore

Gazeta sportive “O Jogo” shkruan për suksesin e trajnerit Conceicao me ekipin e Portos duke e titulluar: Një legjendë në axhendë.

Të fundit

 “The Gold”, sezoni i dytë – Një dramë britanike mbi milionat e vjedhura

Nga Rebecca Nicholson Në fund të sezonit të parë të The Gold, oficerët e skuadrës së njohur Flying Squad të...

Lamine Yamal bëhet lojtari më i shtrenjtë në botë, nuk do ta besoni sa kushton ai sot

Lamine Yamal ka zyrtarisht statusin e futbollistit më të kushtueshëm në botë. Transfermarkt është sajti më i njohur në botë për vlerësimin e lojtarëve...

Zyrtare: Interi prezanton trajnerin e ri, firmos kontratë për dy sezone

Cristian Chivu, trajneri i ri i Interit. Pasi “lau duart” me Simone Inzaghin pas humbjes në finalen e Champions League, Presidenti Marotta ia ka...

Irani njofton: Do t’i paraqesim SHBA-së propozimin për programin bërthamor

Irani ka deklaruar se shumë shpejt do t’i paraqesë Shteteve të Bashkuara propozimin për një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor. Kjo deklaratë erdhi...

Po përjetojmë fazat e para të një shteti policor nën Trump

Nga Robert Reich Tani që tarifat e Donald Trump janë pezulluar, ligji i tij “i madh dhe i bukur” është bllokuar dhe teknologu miliarder që...

Lajme të tjera

Web TV