Sot pritej të jepnin vendimin për atentatorët e Inez Hajrullës, tërhiqen dy gjyqtarët e Apelit në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tërhiqen nga çështja, dy gjyqtarët e Apelit të Vlorës që ditën e sotme do të jepnin vendimin, nëse do të ndryshohej masa e arrestit për të akuzuarit si atentator të Inez Hajrullës.

Dy gjyqtarët Engert Pëllumbi dhe Laurant Fuçia kanë kërkuar të dorëhiqen, por nuk kanë dhënë detaje mbi arsyen e dorëheqjes. I vetmi që nuk është dorëhequr ka qenë Sokol Ngresi nga treshja gjykuese. Brenda seancës është bërë zëvendësimi i trupës gjykuese ndërsa dy gjyqtarët e rinj kanë kërkuar kohë për tu njohur me aktet e Shkallës së Parë ku po gjykohet çështja për të përcaktuar nëse kanë kaluar ose jo afatet. Seanca e radhës pritet të jetë data 21 Prill në orën 13:00.

Daut Elmazi, banues në Vlorë, Albano Goxhaj, banues në Fier, Dejvison Serjani, banues në Tiranë dhe Ardjan Ahmeti, banues në Tiranë nëpërmjet avokatëve të tyre kanë bërë kërkesë për ndryshim mase. Sipas burimeve nga gjykata, ata kanë kërkuar ndryshimin e masës së paraburgimit në një masë më të lehtë, ndërkohë që shtyrja e seancës është bërë disa herë për arsye të ndryshme.

Ngjarja u regjistrua më 10 maj të 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku Inez Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal. Hajrulla i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV