Vjehrri vrau nusen me thikë/ 30-vjeçarja kishte 3 fëmijë nga martesa e parë, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në fshatin Vidhistë të Roskovecit, ku një 61-vjeçar vrau nusen e djalit, 30 vjeçe. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se vjehrri jetonte prej disa kohësh me djalin dhe bashkëjetuesen e tij në një shtëpi. 30-vjeçarja Merushe Azizi ishte nënë e 3 fëmijëve nga martesa e parë dhe fëmijët jetonin me ish-bashkëshortin, teksa ajo kishte 3 vite që bashkëjetonte me shtetasin Fatjon Hoxha.

“Pas konflikteve të vazhdueshme për shkak të mospranimit të kësaj lidhjeje nga 61-vjeçari, ka bërë që ai të qëllojë për vdekje me thikë të renë dhe më pas të vetëvaret.

Ka pasur kontradikta të vazhdueshme mes djalit dhe babait për këtë lidhje, pasi ai nuk pranonte faktin që 30-vjeçarja kishte qenë më parë e martuar. Nuk dihet nëse ka pasur dëshmitarë në ngjarje dhe në vend kanë mbërritur forcat e policisë dhe prokurori i gatshëm.

Sipas dëshmive të para, në banesë kanë qenë vetëm autori dhe 30-vjeçarja.

Ka qenë një telefonatë në Policinë e Fierit që ka ngritur alarmin dhe pas mbërritjes është konstatuar trupi i pajetë i të resë në banesë dhe autori i varur pas shtëpisë”, raporton BW.

Të fundit

Hamasi pranon propozimin për armëpushim në Gaza

Hamasi ka rënë dakord me propozimin e fundit nga ndërmjetësuesit rajonalë për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje...

Krasniqi reagon pas publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses

Pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar edhe kreu i...

I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali, blindohet kufiri

Një i burgosur që sipas mediave greke është shqiptar, u arratis nga Klinika Kirurgjikale e Spitalit të përgjithshëm në Kostur ku po trajtohej, duke...

APL kërkon shfuqizimin e disa neneve në Kodin e ri Penal

Në një kohë kur ekonomia kërkon stabilitet dhe tregu i lirë duhet të funksionojë pa pengesa, Kodi i ri Penal po sjell debate të...

Tedi Blushi: 251 kriminelë të lirë, Ilir Meta në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për shtyp ka theksuar se mosekzekutimi i 251 urdhër-arresteve të lëshuara nga...

Lajme të tjera

Web TV