Vrau të shoqen në sy të fëmijës, Babis del në gjykatë: E dua gruan time, kurrë s’kam dashur ta lëndoj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babis Anagnostopouluos ka dalë sot përpara Gjykatës në Athinë, pasi akuzohet se për vrasjen e të shoqes së tij 20-vjeçare Karolina, më 11 maj të 2021-it.

Protothema.gr ka publikuar fragmente nga dialogu i Babis me kryetaren e gjykatës në fillim të gjykimit për vrasjen e Karolinës.

Babis ka thënë në gjyq se kurrë nuk ka dashur të lëndojë bashkëshorten e tij dhe se e donte atë. Ai tha se ky fakt nuk ka për të ndryshuar kurrë, ai tha se gjithmonë do e dojë gruan e tij, të cilën e vrau në sy të fëmijës së tyre 11 muajsh.

Gjykatësja: I pranoni apo jo akuzat?

Babis: Kurrë nuk kam pasur ndërmend ta lëndoj gruan time. E kam dashur dhe e dua. Kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë kurrë, që nga dita që e takova.

Gjykatësja: Keni deklaruar se vepruar në gjaknxehtësi e sipër.

Babis: Kjo është deklarata ime, nuk e kisha bërë me plan. Asnjë fitim për mua nga ky veprim.

Sot në gjykatë përveç Babis, do të dëshmojnë edhe policët që shkuan në vendin e krimit natën tragjike të 11 majit.

Në listën e dëshmitarëve janë gjithashtu edhe prindërit e Karolionës. Me shumë gjasa ata nuk do të jenë prezent sot në gjyq, pasi do të përfaqësohen nga avokati i tyre. Në gjyq sot do të jetë prezent kundër Babis Shoqata e Mbrojtjes së Kafshëve, pasi 32-vjeçari natën tragjike të krimit vrau qenin që kishte në shtëpi.

Të fundit

“Ai që goditi kamarierin, fshehu aksidentin ku gruaja mbeti e paralizuar”

Një ngjarje e rëndë tronditi ditë më parë jo vetëm qytetin bregdetar të Vlorës, por gjithë opinionin publik shqiptar,...

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë, për naftën ruse jep paralajmërimin!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi më 30 korrik se do të vendosë një tarifë prej 25 për qind ndaj mallrave nga...

“Dua të shkoj vetëm te Milani”, lojtari shqiptar i jep ultimatum klubit

Telenovela Jashari-Milan duket se do të zgjasë më tepër nga sa pritet, e do të na shoqërojë përgjatë gjithë kësaj vere. Kur u duk se...

Makina përplaset me murin, dy të plagosur në Fier

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Cakran–Gorishovë, në afërsi të fshatit Vreshtas, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është...

U mor me parametra zero, Juventusi prezanton sulmuesin që premton 25 gola!

Jonathan David është zyrtarisht sulmuesi më i ri i Juventusit dhe sot ka dhënë konferencën e tij të parë për shtyp. I veshur me...

Lajme të tjera

Web TV