Pamje që thyejnë zemrat, momenti dramatik kur nëna ukrainase identifikon trupin e pajetë të djalit të saj në një pus

Një video tronditëse ka qarkulluar në rrjete sociale ku tregohet momenti dramatik, kur një nënë ukrainase identifikon trupin e pajetë të djalit të saj, në një pus në fshatin Buzova pranë Kievit.

“Më lër të shikoj, mos më prek”, thërret ajo mes lotësh ndërsa kërkon të shohë trupin e fëmijës.

Fëmija është një nga dhjetëra viktimat civile në zonë, ku janë parë varreza të shumta masive që kur forcat ruse u larguan.