Patron, qeni hero në Ukrainë që po shpëton jetë njerëzish! Falë tij deri tani janë çaktivizuar 150 mina ruse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta në Ukrainë na sjell historinë e pazakonshme të një qeni hero i cili i ka ndihmuar forcat ukrainase duke shërbyer në Shërbimin Shtetëror të Emergjencave (SES) të Ukrainës.
Emri i tij është Patron dhe është vetëm 2 vjeç.

Qeni i pazakontë i racës “Parson Russell Terrier”, jo vetëm që është një nuskë fatsjellëse e Departamentit të Xhenierëve të qytetit Chernihiv, por falë nuhatjes së tij është arritur të çaktivizohet që prej fillimit të luftës deri në 150 mina duke shpëtuar jetën e shumë njerëzve.

Patron ka spikatur nga shumë të tjerë dhe ka një talent të jashtëzakonshëm për zbulimin e eksplozivëve. Ai është shumë i përkushtuar duke vazhduar të çminojë qytetet dhe fshatrat e Ukrainës dhe i shoqëron ushtarët kudo.

Të vetmet shpërblime që heroi Patron merr është vëmendja nga ‘kolegët e tij xhenier’ dhe djathi.

Heroi dy putrak ndihmon Shërbimin Shtetëror të Emergjencave të pastrojë tokën nga minat vdekjeprurëse të lëna nga ushtria ruse në rajonin e Chernihiv. Gjithashtu dhe vetë Ministri i Brendshëm ukrainas falënderoi personalisht Patronin për shërbimin e tij.

“Matroni u përmbahet rregullave. Sa herë që dëgjon një sirenë sulmi ajror, ai shkon menjëherë në strehimore, ku argëton fëmijët që fshihen nga sulmet ajrore ruse”, tha kreu i MPB-së, Denys Monastyrskyi.

Të fundit

E huazoi para një muaji, Monaco pendohet për lojtarin e Barcelonës

Pas një sezoni komplet në hije te Barcelona, Ansu Fati u largua sërish nga katalanasit këtë verë dhe u...

A do ta ndryshojë presioni i Trump rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Pak kohë pasi i dha Rusisë një afat prej dhjetë ditësh për ta ndalur luftën në Ukrainë, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi qartë më...

Lando Norris triumfon në Hungari, “luftë” brenda McLaren për titullin kampion

McLaren ka shkëlqyer në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke siguruar një ‘dopietë’ të çmuar me Lando Norris në vend të parë dhe Oscar...

Zjarr i përmasave të mëdha raportohet në Orikum

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi të thatë në hyrje të Orikumit. Flakët janë përhapur me...

Gjermani, mbështetja për AfD-në rritet sërish, vetëm 2% pas CDU/CSU

Mbështetja për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është rritur në 25 përqind, sipas një sondazhi nga firma e hulumtimit të...

Lajme të tjera

Web TV