PD e copëtuar/ E nisën me bashkim, përfunduan me shkarkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike vijon të jetë më e carë se kurrë pavarësisht deklaratave për bashkim. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, kanë shkarkuar Enkelejd Alibeajn nga kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat, pas debateve për ankimimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës që njihte kongresin e thirrur nga Berisha më 11 dhjetor.

Rithemelimi i Sali Berishës hyri në selinë blu me kryefjalë bashkimin e Partisë Demokratike, por dje është volusur sopëtimi edhe më i madh. Sali Berisha duket se ka marrë nën kontroll të plotë Partinë Demokratike, pavarësisht rezistencës së Enkelejd Alibeajt i cili mban detyrën e kryetarit në detyrë. Shkak i përplasjeve që çuan Berishën në deklaratën se nuk e njeh më Alibeajn as si kryetar grupi u bënë për shkak se ai ankimoi në Gjykatën e Alpelit vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Enkelejd Alibeaj që mbante postin e kryetarit në detyrë në Partinë Demokratike është shkarkuar dje me ceremoni nga grupi i Sali Berishës. Sali Berisha deklaroi pas mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike, se për të Enkelejd Alibeaj nuk është më kryetar i këtij grupi, pas ankimimit që ky i fundit bëri në gjykatën e Apelit për vendimin e Gjykatës së Tiranës që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit. Për ish kryeministrin Berisha, Alibeaj e konsideron veten kryetar të përkohshëm ndërkohë që nuk e ka një funksion të tillë. “Mbas vendimit të tij për të paditur PD për llogari të qeverisë në gjykatë, unë mund t’u them se ai për mua pushon së qeni kryetar i grupit parlamentar. Nuk është fjala për mendim, por për veprim. Veprimi është i gabuar, është padia. Padia është të kundërshtosh një vendim që se pranon asnjë shqiptar. Ai e konsideron veten kryetar ad interim të PD në një kohë kur nuk ka asnjë funksion të tillë”, tha Berisha. Në takimin me dyer të mbyllura Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt nga posti i kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Mësohet se Berisha iu drejtua Alibeajt, duke i kërkuar rishikimin e pozicionit. “Rishiko pozicionin sepse ti punon kundër Partisë Demokratike, për interes të Bashës, i cili kontrollohet nga Edi Rama. Përbashkimi i PD-së ka pasur vështirësi, por ekziston një vullnet i gjerë si në bazë, si mes deputetëve, për të zhbërë në një periudhë të shkurtër përçarjen. Nuk erdhëm si pushtues, të dhashë dorën kur erdhëm. Pa asnjë tagër ke paditur PD-në në gjykatë. Ke paditur një proces që demokratët e kanë pranuar”, është shprehur Berisha në sallën e mbledhjeve. Alibeajt i është përgjigjur se në cilësinë që mbante si kryetar duhet që ta apelonte vendimin që njihte Biershën dhe Kuvendin si të ligjshëm. “Kam shumë respekt për ju doktor. Por, në cilësinë time duhet që ta apeloja vendimin e gjykatës. Unë nuk e kam bërë në titull personal ankimin. Vendimi i gjykatës mendoj se është i paligjshëm, kur të flasë Apeli, unë do e pranoj i pari”, tha ish kryetari i komanduar. Më tej, Alibeaj i bëri me dije Berishës se nuk është pjesë e grupit.

Lexo edhe :  Rama: Aksi kryesor i Ksamilit i transformuar, i shërben rritjes së përvitshme të turizmit

Debatet

Mbledhja e djeshme është shoqëruar me debate mes demokratëve mbështetës të Berishës dhe ata jo mbështetës. Disa nga deputetët kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të zgjedhjeve për kryetarë degësh, pasi sipas tyre kjo nuk sjell bashkim, por përçarje. Deputeti Flamur Noka u shpreh se e ish-kryetari Lulzim Basha mori vendim individual, por me largimin e tij bie edhe vendimi për përjashtimin e Sali Berishës. “Bashkimi i demokratëve domethënë rikthimi në normalitetin para 9 shtatorit. Ish-kryetari mori vendimin individual pa pyetur institucionet, mori edhe faturën individuale me ikjen. Bashkë me të ikën edhe çdo vendim që ai ka marrë. Bashkim domethënë tërheqje nga ankimimet pasi drejtimin e vendos vota.Pas datës 6 Mars ne që dolëm shumicë kemi bërë thirrje vetëm për bashkim. Kryetari i grupit me ndonjë tjetër ka vazhduar axhendë tjetër përçarëse”, është shprehur Noka. Ndërsa Helidon Bushati ka kërkuar që të ndërpriten menjëherë zgjedhjet për kryetarët e degëve, pasi kjo sjell përçarjen dhe jo bashkimin e partisë dhe demokratëve, ndërsa sugjeroi që të mblidhet një “kuvend pajtimi”. “Flasim gjatë gjithë kohës për bashkim, por në fakt në bazë po ndodh krejt e kundërta. Kam vërejtur me shqetësim se ky proces i nisur nga Komisioni i Rithemelimit, me të vërtetë po zgjedh një kryetar të ri dege, por po e thellon përçarjen. Pavarësisht se rithemelimi mund të gëzoje mbështetjen e shumicës, procesi nuk është gjithëpërfshirës. Që të gjejmë zgjidhje dhe të japim sinjale pozitive unë sugjeroj: Të ndalohet procesi i zgjedhjeve në degë. Të shtyhet për një periudhe jo me shumë se 1 mujore derisa të ndërmerren hapa te integrimit të të gjitha grupimeve ne këtë proces. Gjatë kësaj periudhe mund të vendosim të mbledhim një Kuvend gjithëpërfshirës, le ta quajmë “Kuvend Pajtimi” nga ku të dalim me mesazhe të qarta për të ardhmen tonë dhe rikthimin si alternative qeverisëse.  Nëse ky hap merr dakordësi, automatikisht duhet të tërhiqet padia e bërë në Gjykatën e Apelit dhe të mos fokusohemi ne debate juridike. Të ndalohet që sot dalja ne Televizione e kolegëve tanë të këtij grupi, duke mbajtur qëndrime apo duke mbrojtur qëndrime kontradiktore me njeri-tjetrin që evidentojnë dhe japin mesazhin se përçarja vazhdon. Sot vetëm bashkimi e shpëton Partinë Demokratike, çdo proces tjetër vetëm sa e zvogëlon atë dhe nuk e bën kurrë fituese”, ka thënë Bushati.

Porositë e Berishës

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë edhe porositë për deputetët. Ai pohoi para demokratëve se nuk duhet të pengohet mbajtja e Kuvendit të 30 prillit. “Ka probleme nëpër dege për zgjedhjet. Por kjo duhet tejkaluar ne vazhdim. Pra edhe pse mund të kemi probleme tani, pak nga pak do i korrigjojmë rrugës. Por s’duhet penguar 30 prilli”, tha ai.

Të fundit

Pse Kosova po ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi?

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë vendosë masë ndalese të pakohshme, për import të ruminantëve të vegjël Dele...

Berat, banesa përfshihet nga flakët, zjarrfikësja në vendin e ngjarjes

Një zjarr ka rënë këtë pasditen e së enjtes në një banesë dykatëshe në lagjen Uznovë të qytetit të Beratit. Sipas njoftimit nga Drejtoria e...

Barcelona do yllin e Atletico, reagon klubi: Na paguaj 500 mln euro

Barcelona ka disa muaj që po e sheh sulmuesin e Atletico Madrid, Alvarez, si pasuesin perfekt të veteranit Robert Lewandowski. Katalanasit kanë nisur kontaktet e...

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, mungon avokati! Sot do lexohej pretenca e SPAK

Seanca për dosjen Metamorfoza është shtyrë për më datë 16 qershor, ora 15:00. Shkak u bë mungesa e avokatit të Edmond Prekës, i cili...

Kush është ai që po i shërben Edi Ramës? Një përgjigje për Andi Bushatin

BLENDI KAJSIU - Në artikullin e tij “Si të dallosh një kriptoramist” kolegu Bushati ofron një manual për të dalluar kriptoramistët, ose ramistët e...

Lajme të tjera

Web TV