Masakra e Srebenicës/ SHBA i quan kriminel lufte dy ish-gjeneralët, Mlladiç dhe Karaxhiç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bosnje Hercegovinë ka përkujtuar masakrën e Srebenicës me anë të disa fotove të ambasadorit Michael Murphy në memorial.

Me anë të një postimi në Twitter, ambasada amerikane i ka quajtur kriminel lufte dy ish-gjeneralët e ushtrisë serbe, Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç.

“Mlladiç dhe Karaxhiç janë kriminelë lufte, jo heronj. Asnjë sasi mohimi, asnjë mural dhe asnjë monument nuk mund ta ndryshojë këtë.“-shkruhej në postim.

Masakra e Srebenicës konsiderohet si një nga më të rëndat në historinë moderne europiane. Ajo solli vdekjen e mbi 8,000 burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë të moshës 12 deri 77 vjeç, të përndjekur nga fillimvitet 90 kur nisën konfliktet etnike në vend. Trupat e viktimave u hodhën nëpër varre masive dhe pyjet përreth dhe identifikimi i tyre vazhdon edhe sot.

Të fundit

“PD varet nga fati i Berishës! Shpresa nuk është brenda opozitës, por përballë saj”

Në një intervistë për gazetën TemA, analisti politik Roland Lami theksoi se Sali Berisha është më i sinqertë se...

5 destinacione spektakolare në Evropë nëse doni detin

Nga ishulli francez pa makina te deti kristalor i Formenterës, te sallatat greke të Folegandros për t'u shijuar në një fshat peshkimi. Dhe pastaj...

Turpërimi me 5 gola/ Mesfushori i Interit: E kalova dhimbjen me ndihmën e mamit

Interi u turpërua në finalen e Championsit teksa pësoi 5 gola nga PSG-ja. Shumë lojtarë zikaltër janë ende të hidhëruar për atë humbje dhe të...

Robert Oppenheimer, historia e vërtetë e babait të bombës atomike

Përgatiti: Leonard Veizi Julius Robert Oppenheimer ishte një nga ata njerëz që historia nuk i harron dot – jo sepse donte lavdi, por sepse ndihmoi...

Media britanike jehonë bukurive të Shqipërisë/Sazani, ishulli i projektuar si ultraluksoz

Sazani është një ishull i vogël pranë bregdetit Jon të Shqipërisë me një peizazh fantastik ku rriten shumë bimë të ndryshme, që nga livandoja, ...

Lajme të tjera

Web TV