“Po e frenoj gojën se je zonjë”/ Spiropali debat me Berishën: Je gjenerali i një ushtrie që mendon se ti je gjallë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në seancën e sotme plenare në Kuvend ka patur një debat të ashpër mes ministres Elisa Spiropali dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Teksa ky i fundit në foltoren e Kuvendit ka hedhur akuza ndaj qeverisë, nuk ka munguar dhe replika e Spiropalit e cila e ka konsideruar si gjeneralin e një ushtrie, që mendon se është i gjallë.

Nga Kuvendi, Spiropali i tha Berishës nuk e ‘mund dot më Shqipërinë’, teksa i kujtoi atij se në një kohë kur denoncon korrupsionin në qeveri është i shpallur ‘non grata’ nga SHBA.

“Tre piramida ke ndërtuar në jetë, ato financiare që rrënuan Shqipërinë, ato arsimore që bënë analfabet të rinjtë dhe atë politik në majë të së cilës ti nuk ngjitesh më sepse nuk je gjenerali i ushtrisë së vdekur, por i një ushtrie që ti mendon se je gjallë. Doja ta pyesja Flamurin, pse mendon se ju jeni gjallë politikisht? Të gënjen mendja që munde Lulin, por edhe 7 jetë të jetosh nuk e mundon dot PS dhe Edi Ramën. Nuk e mund dot më Shqipërinë. Ka bërë shumë rrugë, të ka lënë pas. Hija është më e madh ese drita që lëshoni aty-aty për të verbuar ata që ju ndjekin. Flet për krimin në qeveri, por nuk dua të të kujtoj certifikatën që e ke marrë me shumë nder. Harron që ishe ti ai që dilte krenar e thoshte ishte vendim politik të kanabizohej Lazarati dhe nuk mbajte kurrë përgjegjësi. Ne i lexojmë raportet, shohim dhe kritikat, por nuk jemi euforik të flasim për ato çështje që raporti thotë. Vetingu është procesi thelbësor që po pastron sot drejtësinë. Ne i kemi humbur disa beteja, por kemi fituar luftën sepse Shqipëria nuk përmendet më si vend problematik për kultivimin e kanabisit. Ne duam të legalizojmë një ekonomi që ti e mbaje si ilegale”, tha Spiropali.
Nga ana tjetër Berisha tha se nuk mund t’i përgjigjet Spiropalit ‘siç e meriton’ sepse ‘gjuha ime frenohet para një zonje’.

Lexo edhe :  Zjarri në fshatin Xath, kryebashkiaku: Ministrit i kam çuar mesazh, por...

“Zonja që foli që thirret ‘zonja 5 mln’ nuk hyn tek anëtarët e mëdhenj të organizatës, por si anëtare. Ndaj dhe ju keni në bord të dilni dhe të shani me gjuhë ordineri, të përdorni fjalë se një grua që i thotë vetes e tillë nuk janë lejon vetës fjalë të tilla. Jo se më mundon fjalori, por goja ime frenohet, kur vjen problemi para një zonjë”, tha ai.

Të fundit

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga...

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për rreth shtatë dekada në poste...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë nga qindra trupa të Gardës...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

Lajme të tjera

Web TV