Raporti i DASH dhe “non gratat”, politika ka me ç’të merret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë, lexohet në mënyrë të ndryshme nga opozita dhe mazhoranca. Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha kërkon që SPAK të hapë dosje të reja. Nga ana tjetër, ish-deputeti Aqif Rakipi i shpallur “non grata” nga Deopartamenti Amerikan i Thesari, ka bërë përgjegjës Bashën për përbaltjen e emrit të tij.

 Në dy ditët e fundit politika në Shqipëri ka pasur mjaft “material” për tu marrë, ku dy çështjet kryesore janë raporti i DASH për Shqipërinë për vitin 2021 dhe shpallja non grata e ish-deputetit Aqif Rakipi dhe biznesmenit Ylli Ndroqi. Kryeministri Edi Rama për raportin e DASH është shprehur se është “copy paste” me atë të vitit 2020, por ai ka ironizuar opozitën duke u shprehur se ajo tani ka me ccfarë të merret. Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar për gjetjet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, duke theksuar se ajo duhet të jetë kambanë alarmi për SPAK, për të vënë para drejtësisë të paprekshmit, zyrtarët e lartë të korruptuar. “Ky raport duhet të jetë kambanë alarmi për institucionet e drejtësisë e veçanërisht Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, të cilat janë krijuar për të vënë para drejtësisë të paprekshmit, zyrtarët e lartë të korruptuar, ata që kanë tjetërsuar me forma dhe mënyra të ndryshme vullnetin e shqiptarëve për ndryshim e për t’u kthyer atyre besimin tek drejtësia. Pa u vënë para ligjit ata që deformuan vullnetin e zgjedhësve dhe kokat e korrupsionit, Shqipëria s’do të ketë as progres e as zhvillim ekonomik”, shkruan Basha në rrjetet sociale. Ai i është kthyer kohës kur denonconte Edi Ramën, duke nënvizuar se SHBA ka konfiermuar Partinë Demokratike sidomos pas zgjedhjeve të përgjithshme. “SHBA-të konfirmuan sërisht se shqetësimet e ngritura nga Partia Demokratike për korrupsionin, masakrën zgjedhore, veshjen me pushtet të kriminelëve, presioni ndaj medias etj, janë të drejta dhe të bazuara në fakte të pakundërshtueshme”, ka shkruar Basha. Ai shkon më tej se “Në raportin e përvitshëm të Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut nënvizohet se korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes së Edi Ramës”. Basha tha se Rama është kthyer në mburojë të ministrave të tij. “Ashtu si në rastin e kanabizimit të vendit, apo në rastin e fundit të inceneratorëve Edi Rama është kthyer në mburoj të ministrave të korruptuar duke penguar drejtësinë të veprojë ndaj zyrtarëve të lartë. Raporti ka vërtetuar edhe shqetësimin e PD për përdorimin politik të policisë dhe shpesh herë kthimin e saj në shërbim të personave të inkriminuar”, shkruan Basha. Basha tha se institucionet shqiptare nuk bënë asnjë gjë për masakrën zgjedhore, ndërkohë që DASH e solli si shqetësim. “E ndërkohë që dosjet për masakrën zgjedhore presin një vendimmarrje nga organet e drejtësisë, DASH risjell në vëmendje problematikën e blerjes së votave, rrjedhjën e të dhënave personale të 900 mijë shqiptarëve dhe përdorimin e tyre për arsye elektorale si dhe përdorimin e fondeve publike në funksion të përfitimit elektoral”, shkruan Basha. Sipas ish- kreut të Partisë Demokratike “ky raport duhet të jetë kambanë alarmi për institucionet e drejtësisë e veçanërisht Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, të cilat janë krijuar për të vënë para drejtësisë të paprekshmit, zyrtarët e lartë të korruptuar, ata që kanë tjetërsuar me forma dhe mënyra të ndryshme vullnetin e shqiptarëve për ndryshim e për t’u kthyer atyre besimin tek drejtësia”. Basha në fund shkruan se pa u vënë para drejtësisë ata që deformojnë vullneten e zgjedhësve. “Pa u vënë para ligjit ata që deformuan vullnetin e zgjedhësve dhe kokat e korrupsionit, Shqipëria s’do të ketë as progres e as zhvillim ekonomik”, shkruan Basha.

Lexo edhe :  Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

 

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV