Leonardo da Vinçi, gjeniu italian i arteve dhe inxhinerisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emri i tij është Leonardo di ser Piero da Vinci. Por ai u njoh përgjithësisht si Leonardo da Vinci ose thjesht Leonardo. U lind në 15 prill 1452 në Vinçi të Italisë dhe u nda nga jeta në  2 maj 1519. Ka qenë një polimat italian i Rilindjes, fushat në të cilat kishte interes ishin arkitektura, shpikja, inxhinieria, piktura, skulptura, shkenca, muzika, matematika, letërsia, anatomia, gjeologjia, astronomia, botanika, shkrimi, historia dhe hartografia. Është cilësuar shpesh si babai i paleontologjisë, iknologjisë dhe arkitekturës, i cilësuar gjithashtu si ndër piktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Qe kryeshembull i idealit të humanizmit rilindas.

Ai është një ndër humanistët më të mëdhenj ne kategorinë e artit. Da Vinçi mund të mendohet si një kryetip i njeriut të rilindjes dhe është përcaktuar shpesh si një gjeni, për shkak të shkëlqimit të tij në të gjitha fushat e artit, për zbulimet e tij shkencore dhe shpikjet teknike, që duken një përparim i madh në krahasim me kohën e tij.

Leonardo i firmoste punët e tij vetëm me “Leonardo” ose “lo, Leonardo” (“Leonardi”). Prandaj referohet një vepër e tij si “një Leonardo” e jo si “një da Vinç”. Leonardo ishte vegjetarian për gjithë jetën e tij. Piktor, nxënës në shitoren e Verrokios, ku mori ndikim të pikturës tejet realiste qoftë nga Verrokio, mbi të gjitha edhe nga Lorenco di Kredi, filloi shumë shpejt të vizatonte në Firence. Nga 1482 deri 1499 punoi për Ludoviko Sforca, Dukë i Milanos. Në Firence hyri në shërbim të Çezare Borxhasë si arkitekt ushtarak e inxhinier.

Në 1506 u kthye në Milano, tani në duart e Masimiliano Sforcës pasi që mercenarët zviceranë dëbuan francezët. Këtu takoi Françesko Melci, që u bë një mik i dashur e shok gjer në vdekjen e Leonardit e për pasojë trashëgimtar i tij.

Lexo edhe :  1925 – Gjyqi i Skopit, shkenca dhe feja përplasen në sallën e gjyqit

Nga 1513 deri 1516 jetoi në Romë, ku qenë piktorë aktiv si Rafaelo e Mikelanxhelo, edhe pse nuk pat shumë kontakte me ta.

Në vitin 1516 hyri në shërbimin e Francesko I me detyrën piktor i parë, inxhinier e arkitekt i Mbretit; iu lejua përdorimi i Clos Lucé, pranë Kështjellës së Ambuazës, vendbanim i mbretit, bashkë me një pension të majmë. Leonardo e mbreti u bënë miq të mirë.

Vdiq në kështjellën e Cloux (Kluks), afër Amboise në Francë në vitin 1519. U varros në Cappella di Saint-Hubert (Kapelën e Shën Hubertit) në Kështjellën e Amboise.

Të fundit

Ka një shkëputje të rrezikshme: në çështjen e Gazës, politika nuk flet më për popullin

nga Gaby Hinsliff Fillimisht duhej të ishte një bisedë e ngrohtë për gatimin dhe përvojat e mëmësisë së re. Por programi...

“National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare

Plazhet e Shqipërisë do të kthehen në “hit” këtë verë. Vendi ballkanik shkëlqen me një thesar plazhesh kilometra të gjata të fshehura midis mbetjeve...

Mbyti babanë me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares!

Mbyti babain me tel, arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e Anesti Ramës, ngjarje...

Zjarret përfshijnë disa zona në vend, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Situata nga zjarret në disa qarqe të vendit vijon të jetë kritike, ndërsa Forcat Ajrore dhe strukturat vendore të emergjencës janë në gatishmëri të...

Ju nuk jeni Kosova, as Shqipëria!

Nga Fejzo Subashi. Nëse edhe sot, nuk e vënë në efiçenc, deputetët e Parlamentit të Kosovës, të zgjedhur në shkurt të këtij viti, pa përjashtim,...

Lajme të tjera

Web TV