PS vendos të martën, Rakipi i vendosur për të mos u dorëhequr

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste do të mbajë një qëndrim për ish-deputetin Aqif Rakipi, i shpallur “non grata” dhe djalin e tij që aktualisht është pjesë e Grupit Parlamentar të PS-së. Deputeti Orlando Rakipi akuzon Bashën që ka përbaltur emrin e babait të tij dhe premton se do të vijojë të jetë deputet, si i votuar nga mbi 16 mijë qytetarë.

 Partia Socialiste vijon të mos ketë një qëndrim politik për dy deputetët e saj të ‘mbështetur’ nga Aqif Rakipi, ish-deputeti i sanksionuar tre ditë më parë nga Departamenti amerikan i Thesarit. Por kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla paralajmëroi se PS do të dalë me qëndrim politik të martën e ardhshme. “Do të kemi një mbledhje grupi të martën, duroni deri atëherë për një qëndrim politik”, tha Balla të enjten për BIRN. Ai mohoi gjithashtu se Partia Socialiste po përdor dy standarde lidhur me sanksionet amerikane, pas furtunës politike që shkaktoi shpallja “non grata” e ish- kryeministrit Sali Berisha në kampin kundërshtar. “Do të ketë vetëm një standard në qëndrimet e PS-së”, shtoi ai. Departamenti amerikan i Thesarit shpalli sanksione financiare për Rakipin të hënën, duke e përshkruar atë si një “ish-deputet famëkeq nga Elbasani me ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri”. Sipas vendimit, Rakipi ka qenë prej kohësh “pjesë e krimit të organizuar dhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të emëruar zyrtarë publikë në Elbasan dhe në Tiranë”. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të prillit 2021, i biri, Ornaldo Rakipi dhe dhëndri i vëllait të tij, Saimir Hasalla u zgjodhën deputetë me mbështetjen publike të Rakipit, duke mbledhur së bashku mbi 27 mijë vota për Partinë Socialiste. Përfaqësuesit e lartë të Partisë Socialiste duket gjithashtu se po presin mbledhjen e grupit parlamentar për të përqafuar një qëndrim për këtë çështje. “Na është thënë mos komentoni deri në mbledhjen e grupit,” tha deputeti Erjon Braçe, ndërsa shtoi: “po e presim këtë mbledhje për të diskutuar, pasi këtu duket se ka çeduar sistemi”. Ministrat Blendi Çuçi dhe Ulsi Manja i thanë BIRN se PS-ja nuk i komenton qëndrimet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dy thanë se po presin qëndrimin e përbashkët të grupit se si do të trajtojnë çështjen “Rakipi” dhe raportin me dy deputetët që kanë fituar mandatin me mbështetjen e tij. Deputeti Eduart Shalsi mohoi që PS-ja të ishte pa një qëndrim për këtë çështje. “Ka Partia qëndrim, atë qëndrim që kemi mbajtur dhe herë të tjera për këto raste”, tha Shalsi. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë nuk komentoi pyetjet e BIRN nëse do të kërkonin reagim nga Partia Socialiste për rastin “Rakipi”, ngjashëm me rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ambasada amerikane i referoi BIRN qëndrimet e zyrtarëve të lartë të Departamentit të Shtetit dhe atij të Thesarit, ku shprehej angazhimi i administratës Biden për ta adresuar korrupsionin ‘kudo që ai gjendet”.

Të fundit

I përfshirë në trafik droge dhe plagosje, kush ishte 29 vjeçari që u ekzekutua në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit natën e kaluar, ku një i ri është qëlluar për...

PS mori mbi 61% të votave të diasporës, Rama mesazh emigrantëve shqiptarë në botë

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh shqiptarëve nëpër botë pasi PS ka marrë 61% të votave të diasporës në zgjedhjet e 11 Majit. “MIRËMËNGJES 😊...

Çfarë përmban marrëveshja Britani- BE? Nis një kapitull i ri në marrëdhëniet mes tyre

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, e nënshkroi të hënën një marrëveshje me krerët e Bashkimit Evropian në Londër, duke e nisur një...

Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja kërcënojnë Izraelin: Nuk do rrimë duarkryq

Udhëheqësit e Britanisë , Francës dhe Kanadasë paralajmëruan sot se vendet e tyre “nuk do të rrinë duarkryq” përballë “veprimeve skandaloze” të qeverisë së...

“Askush nuk na ndalon”, Izraeli merr nën kontroll Rripin e Gazës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka njoftuar se Izraeli do të marrë kontrollin e “të gjithë territorit” të Rripit të Gazës. Ushtria izraelite, e cila...

Lajme të tjera

Web TV