CIA: Rusia mund të përdorë armë bërthamore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shërbimi i fshehtë amerikan, CIA nuk përjashton që Rusia në të ardhmen të përdorë armë bërthamore të vogla në luftën në Ukrainë. Kjo mund të ndodhë për shkak të dështimeve ushtarake.

Shërbimi i fshehtë amerikan, CIA ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë armë të vogla bërthamore në luftën në Ukrainë. Përballë “dëshpërimit të mundshëm” nga “mossukseset” ushtarake, presidenti rus Vladimir Putin mund të urdhërojë përdorimin e “armëve bërthamore taktike ose me rreze të shkurtër veprimi”, ka thënë drejtori i CIA-s, William Burns.

Nuk ka dëshmi të përdorimit të mundshëm deri tani
“Ne sigurisht jemi shumë të shqetësuar,” tha Burns. Por në të njëjtën kohë ai theksoi se deri tani nuk kishte “shumë dëshmi praktike” të përgatitjeve për përdorimin e armëve të tilla.
Armët bërthamore taktike janë armë, rrezja e veprimit dhe fuqia shpërthyese e të cilave është më e ulët se ajo e armëve bërthamore strategjike, të cilat mund të mbulojnë distanca shumë më të gjata. Rusia ka një arsenal armësh bërthamore taktike me një fuqi shpërthyese më të ulët se ajo e bombave të hedhura nga Shtetet e Bashkuara në Hiroshima dhe Nagasaki gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Strategjia “përshkallëzo deri në deeskalim”.
Në doktrinën ushtarake ruse ekziston parimi i “përshkallëzimit për të deeskaluar”, i cili parashikon goditjen e parë me një armë bërthamore me fuqi të ulët, nëse Rusia mbetet prapa në një konflikt me Perëndimin.
Shpresa kryesore do të ishte që pala tjetër të tërhiqej pas këtij sinjali, në mënyrë që të shmanget asgjësimi i plotë i ndërsjellë nga lufta bërthamore me bomba të mëdha atomike strategjike.

Objektivi: Lidhja tokësore me Detin e Zi
Sipas vlerësimeve të Kievit dhe vendeve perëndimore, një ofensivë e madhe ruse në Ukrainën lindore është e pashmangshme pas tërheqjes së forcave të armatosura ruse nga zona e Kievit.
Sipas ekspertëve, qëllimi i Moskës është të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë tokësore midis gadishullit të Krimesë, të aneksuar në vitin 2014, dhe zonave të kontrolluara nga separatistët pro-rusë në rajonet e Luhanskut dhe Donjeck.

Lexo edhe :  Nga fitorja ushtarake, tek izolimi global: Izraeli mes lavdisë dhe ‘kostos’ politike

Shiu e ndërlikon ofensivën ruse
Por shiu i vazhdueshëm në ditët e fundit mund ta ndihmojë Ukrainën në luftën e saj kundër trupave pushtuese ruse, tha të enjten një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA. “Fakti që toka është më e butë” do ta bëjë “më të vështirë për ushtrinë ruse të ndërmarrë ndonjë gjë jashtë rrugëve të asfaltuara”, tha zyrtari amerikan, i cili dëshiroi të mbetet anonim.

Rusia do të shtojë sulmet me raketa kundër Kievit

Rusia do të shtojë sulmet me raketa kundër kryeqytetit ukrainas, Kiev. Kjo u bë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes në Moskë. Arsyeja që u dha është se kemi të bëjmë me hakmarrje ndaj sulmeve të Ukrainës në territorin rus. Gjatë një sulmi në Kiev gjatë natës, u godit një fabrikë ndërtimi dhe riparimi raketash. Këtu përfshihen raketat kundër anijeve. Rusia deklaroi mbrëmë se anija flamurtare e flotës ruse të Detit të Zi, Moskva, u fundos. Ukraina tha se e kishe goditur kryqëzorin me një raketë.

Burimi: dw

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV