Liverpool mposht City-n dhe siguron finalen e FA Cup, tripleta e Ronaldos mban gjallë shpresat e United për Champions (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liverpool ka fituar sot ndaj Manchester Cityt me rezultatin e konsiderueshëm 2-3 në Etihad Stadium.

Praktikisht Liverpool e mbylli ndeshjen që në pjesën e parë ku shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin e pastër 0-3. Për miqtë i pari që shënoi ishte Konate në minutën e 9-të me një goditje me kokë.

Më pas ishte Sadio Mane pasi përfitoi nga një gabim trashanik i portierit të City. Për të mos u mjaftuar me kaq, Liverpool shënon të tretin me Mane përsëri.

Pjesa e dytë dukej sikur nisi mirë për vendasit pasi Grealish shënoi golin e parë për Manchester City. Por situata nuk dukej aq e mirë pasi ekipi i Guardiolës nuk po shënonte. Në minutën e 91-të Bernardo Silva ngushtoi rezultatin në 2-3.

Kështu, Liverpool kalon në finale të FA Cup ku do të presë kundërshtarin midis Chelsea-Crystal Palace.

Ndërkohë në Premier League, Manchester United është rikthyer te fitorja. “Djajtë e kuq” e kishin detyrim dhe ia dolën të triumfonin 3-2 kundër Norwich të vendit të fundit. Cristiano Ronaldo i mundi i vetëm “Kanarinat”, pasi i shënoi të tre golat.

Sulmuesi e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e shtatë, ndërkohë që pas gati gjysmë ore lojë realizoi edhe të dytin. Norwich befasisht reagoi, duke e hapur ndeshjen me golin e Dowell në shtesën e pjesës së parë.

Miqtë e nisën mirë edhe pjesën e dytë, me Pukkin që ndëshkoi United. Skenën e mori sërish Ronaldo, i cili me godithe dënimi shënoi golin e fitores për skuadrën e tij.

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV