“Më thyen duart efektivët”/ Policia reagon pas akuzave të 39-vjeçarit që doli nudo në hotel: Nuk na u bind, filloi të godasë punonjësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka reaguar pas akuzave të të arrestuarit Arsen Qose, i cili para trupave gjykuese ditën e sotme tha se oficerët e policisë kishin ushtruar dhunë ndaj tij.

Në një reagim, Policia e Tiranës ka sqaruar dinamikën e ngjarjes duke theksuar faktin se ka qenë Qosë ai i cili nuk i është bindur urdhrave të uniformave blu dhe i ka goditur duke i shkaktuar fraktura të ndryshme në trup.

Si pasojë, efektivët e policisë kanë kërkuar ndihmën e patrullave për shkak të situatës së krijuar dhe dhunës që 39-vjeçari po përdorte ndaj tyre.

Pasi është bërë arrestimi i këtij shtetasi, policia bën me dije se është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit dhe më pas është njoftuar ambulanca, ku dhe më pas ka marrë ndihmën mjekësore në spital pasi dyshohet se ishte nën ndikimin e drogërave të forta.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në një hotel në Dajt, ku shtetasi Arsen Qose pasi festoi ditëlindjen me kokteji pijesh alkoolike, në gjendje të dehur u zhvesh në hotelin ku ishte akomoduar.

39 vjecari u denoncua nga pronari i hotelit për lakuriqësi dhe për këtë arsye një patrullë policie mbërriti menjëherë në Dajt për ta arrestuar.

Sqarim i Policisë Tiranë:

Në lidhje me pretendimet e shtetasit të arrestuar A. Q., 39 vjeç, banues në Tiranë, se Policia ka ushtruar dhunë ndaj tij, sqarojmë opinionin publik se:

Më datë 14.04.2022, është bërë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, i shtetasit A. Q., 39 vjeç, banues në rrugën “Jordan Misja”, i dënuar më parë për vjedhje, informacion i dhënë dhe për mediat e publikun.

Sqarojmë se me datë 13.04.2022, shtetasi A. H., pronar i një hoteli në rrugën e Dajtit, ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të Policisë, sepse kishte konflikt me një shtetas, (klient në hotel), pasi ky i fundit kishte dalë i zhveshur nga dhoma e hotelit.

Lexo edhe :  Zbulohet data kur do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste

Shërbimet e Policisë, kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë, në ambientet e lokalit të hotelit, dhe pasi kanë marrë kontakt me palët e konfliktit, i kanë kërkuar shtetasit A. Q., që të identifikohej.

Shtetasi A. Q., nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të treguar dokumentin e identifikimit dhe ka kundërshtuar me dhunë dy punonjësit e Policisë, duke i ofenduar, goditur e duke iu shkaktuar fraktura në pjesë të ndryshme të trupit. Në ato momente, shërbimet e Policisë, duke vlerësuar situatën dhe rrezikun për shkak të dhunës që po përdorte ky shtetas, kanë kërkuar ndihmën e patrullave të tjera, të cilat kanë kaluar në ndihmë të kolegëve, për shkak të situatës së krijuar nga dhuna që shtetasi A. Q. po përdorte.

Pasi është bërë prangosja e tij dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit, duke marrë shkas nga sjellja shumë agresive dhe nga veprimet tepër të dhunshme, është njoftuar ambulanca dhe është dërguar në spital, dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore, nga stafi mjekësor, është komunikuar se dyshohej se shtetasi A. Q., mund të ishte nën efektin e drogërave shumë të forta.

Pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 4., ku është bërë arrestimi i tij.

Njëkohësisht punonjësit e Policisë janë pajisur me vendime ekspertimi mjeko-ligjor, pasi u dëmtuan si pasojë e dhunës dhe veprimeve agresive nga shtetasi A.Q

Sqarojmë opinionin publik se veprimet e Punonjësve të Policisë janë kryer në përputhje me ligjin dhe procedurën standarte të punës.

Të fundit

Harry Kane nuk ndihet rehat me merkaton e Bayern, jep sinjale largimi

Harry Kane mund të largohet nga Bayern. 32-vjeçari, i cili numëron 65 gola në 65 ndeshje në Gjermani, nuk ndihet...

Rama tregon ‘sekretin’ e fitores më 11 maj: Më ndihmoi BE

Si asnjë forcë tjetër politike dhe asnjë Kryeministër në historinë demokratike të Shqipërisë, Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama fituan mandatin e 4 qeverisës...

Milani dështoi ta blinte! Interi siguron mbrojtësin e Manchester City

Interi ka arritur akordin me Manchester City për mbrojtësin Manuel Akanji. Zvicerani do të transferohet në Milano në formë huazimi për 2 mln euro. Interi...

Berisha: Kartelet e drogës po përleshen për postin e ministrit të Brendshëm

Kryeministri Edi Rama deri më tani ka heshtur për emrat e kabinetit të ri qeveritar. Ndryshe nga ai, Sali Berisha flet me emra teksa...

Shkaktuan 16 milion lekë dëm, në pranga dy qytetarë

Ditën e sotme blutë kanë arrestuar dy shtetas pasi vodhën në mobilerinë ku punonin materiale pune përmes të cilave prodhuan mobilje dhe më pas...

Lajme të tjera

Web TV