“Thjesht përdor mbrojtje”/ Dalin fotot e gruas që i dha leje burrit ushtar të përdhunonte gratë ukrainase

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është identifikuar gruaja, e cila u regjistrua duke i dhënë leje bashkëshortit të saj ushtar rus, për të përdhunuar gratë ukrainase gjatë pushtimit të Vladimir Putin.

“Daily Mail” shkruan se rezultoi se burri i saj ishte plagosur në luftime. Kujtojmë se në fillim të kësaj jave, forcat e sigurisë së Kievit publikuan një videoklip audio të një bisede midis një çifti, të cilët tani janë identifikuar si Roman Bykovsky dhe gruaja e tij Olga Bykovskaya nga Radio Liberty.

Në regjistrimin që tronditi botën, gruaja në fjalë dëgjohet teksa i thotë burrit se ka lejen e saj që të përdhunojë gratë ukrainase. Gjatë bisedës, ajo i kërkon partnerit që mos t’i tregojë gjë dhe që të mbrohet.

Klipi tronditës prej 30 sekondash u publikua më 12 prill ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, akuzoi trupat ruse për kryerjen e “qindra përdhunimeve” duke përfshirë sulme seksuale ndaj fëmijëve të vegjël në vendin e tij.

Klipi i shpërndarë nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) u hap me titullin blu dhe të verdhë: “INTERCEPTIM I SHËRBIMIT TË SIGURISË: Gratë e pushtuesve rusë lejojnë burrat e tyre të përdhunojnë gratë ukrainase”.

Sipas “Daily Mail”, gazetarët investigativë në Radio Liberty punuan me organet e zbatimit të ligjit në Ukrainë për të gjurmuar telefonin e përfshirë në telefonatë, me një nga numrat që u gjurmua në rajonin Kherson në prill.

Hetuesit më pas zbuluan se dy numrat e telefonit ishin të lidhur me dy llogari në rrjetin social VKontakte të Rusisë – që i përkisnin 27-vjeçarit Roman Bykovsky dhe gruas së tij Olga Bykovskaya – të dy me origjinë nga Orel në Rusi.

Llogaria e Roman ishte e mbyllur për publikun, megjithatë gazetarët e gjetën tek postimet e një prej miqve të tij në rrjetet sociale, Alexei Zabrusov. Imazhet në fjalë tregonin se ata kishin shërbyer së bashku në vitin 2016 në të njëjtin divizion ushtrie.

Lexo edhe :  Trump-Zelensky, historia e një marrëdhënieje toksike

Nga atje, hetuesit ishin në gjendje të gjenin miq të tjerë dhe anëtarë të familjes së Romanit, gjë që i çoi ata në më shumë foto të tij me uniformë ushtarake. Kjo vërtetoi se ai tani është pjesë e Regjimentit të Sulmit Ajror të Gardës Ruse 108 – një njësi e njohur për përfshirjen e saj në aneksimin e Krimesë në 2014.

Ata gjithashtu mësuan se çifti ishte zhvendosur në gadishullin e Krimesë të pushtuar nga Rusia, afërsisht rreth vitit 2018.

Llogaria e Olgës në mediat sociale ndërkohë ishte e hapur (derisa u fshi më 13 prill). Për llogari të saj, ajo u shfaq në foto me burrin e identifikuar si Roman Bykovsky. Ajo gjithashtu tregoi se dyshja kishin së bashku një fëmijë 4-vjeçar.

Radio Liberty u përpoq të telefononte çiftin duke përdorur numrat që u zbuluan.

Roman thuhet se u përgjigj dhe mohoi se ishte ende në rajonin e Khersonit, dhe sapo mësoi se po kontaktohej nga gazetarët, gjithashtu mohoi se ishte njeriu në regjistrimin audio. Megjithatë, Radio Liberty tha se zëri i tij ishte përputhej.

U përgjigj edhe Olga Bykovska, e cila konfirmoi për Radio Liberty se bashkëshorti i saj ishte në Sevastopol duke u trajtuar për një lëndim. Pasi e zbuloi këtë, ajo e ndërpreu me shpejtësi telefonatën. Llogaria e saj në rrjetet sociale u fshi menjëherë pas kësaj.

Të fundit

Trump zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyn pas takimit me Putin

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me presidentin ukrainas,...

Parashikimi i motit, 16 Gusht 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e...

Trump vlerëson samitin: Putin është një djalë i fortë, ishte një takim shumë i ngrohtë

Presidenti amerikan Donald Trump e vlerësoi samitin e tij të ndjekur nga afër të premten me Presidentin rus Vladimir Putin me “10” nga 10...

Ndërsa Netanjahu e lë Gazën të vuajë urinë, në Izrael ka një betejë krejt tjetër

Këtu në Tel Aviv, plazhet dhe restorantet janë plot. Në këtë atmosferë shpërqendrimi, kryeministri po luan lojërat e tij të pushtetit dhe po pastron...

Surpriza e samitit/ Çfarë është “Bisha” që bashkoi Trump dhe Putin

Është jashtëzakonisht e pazakontë të shohësh udhëheqësit e dy superfuqive duke udhëtuar në të njëjtën limuzinë. Kur Trump dhe Putin zbritën nga skena, presidenti amerikan...

Lajme të tjera

Web TV