Irani kërcënon Izraelin: Bëj një lëvizje dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa vëmendja e botës është përqendruar tek lufta në Ukrainë, Irani gjen kohën të kërcënojë Izraelin.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi e bëri të qartë se se forcat e armatosura të shtetit të tij do ta shënjestrojnë vendin hebre, nëse ky i fundit ndërmerr veprime kundër Republikës Islamike.

“Nëse ndodh lëvizja më e vogël nga ana juaj kundër shtetit të Iranit, qendra e regjimit Zionist do të jetë destinacion i forcave tona të armatosura. Irani po ndjek nga afër me kujdes çdo lëvizje të Izraelit”.

Komentet e Raisit erdhën gjatë gjatë fjalimit në paradën vjetore të forcave të armatosura të Iranit. Teherani nuk e ka njohur Izraelin që prej Revolucionit Islamik të vitit 1979 dhe mbështet grupe militante anti-izraelite, të tilla si Hamas dhe Hezbollah, ndërsa e fajëson po kështu Izraelin për sabotim të centraleve të tij nukleare dhe për vrasjen e një shkencëtari bërthamor.

Izraeli nuk e ka mbajtur sekret faktin që i kundërvihet marrëveshjes bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore, të arritur më 2015, një pakt ky të cilin e konsideroi që në fillim si të pamjaftueshëm për të reduktuar programin bërthamor dhe aktivitetet ushtarake të Iranit në mbarë rajonin.

Teherani dhe fuqitë botërore po tentojnë që ta ripërtërijnë ujdinë e vitit 2015 që u shemb pasi ish presidenti Donald Trump vendosi ta tërhiqte SHBA nga pakti, por bisedimet në Vjenë kanë ngecur për javë të tëra.

Të fundit

Taulant Balla poston fiq për Lali Fikun? Një flirt veror me aromë politike…

Nëse menduat se politika shqiptare ka prekur kulmin e kodeve politike, prisni pak, sepse tani kemi edhe fiqtë... e...

I burgosuri shqiptar në Britani del në TikTok: Më transferoni në Shqipëri

Një shqiptar i dënuar me 32 vite burg për vrasje në Britani të Madhe, përmes videove në TikTok kërkon të transferohet në një nga...

Bayern gjen zëvendësuesin e Musialës, kartonin e tij e menaxhon agjenti i Ronaldos

Florian Plettenberg ka zbuluar lojtarin që po ndjek Bayern në ditët e fundit. Bëhet fjalë për Fabio Viera, lojtar i Arsenalit, i huazuar te Porto....

Volos, shqiptari masakron gruan para 4 fëmijëve

Mariola Nakoleci, 36 vjeçe dhe nënë e katër fëmijëve, ka ndërruar jetë në zonën e Volosit në Greqi. Ajo është qëlluar disa herë me...

Conte frenon entuziazmin tek Napoli: “Dy tituj radhazi? Të qëndrojmë me këmbë në tokë”

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka zgjedhur tonin e matur pas suksesit të fundit, duke ftohur menjëherë entuziazmin për një tjetër titull të shpejtë. Të...

Lajme të tjera

Web TV