Presidente grua? Historiania Kocaqi: I plotësoj kriteret, mazhoranca të marrë parasysh sugjerimin e emrit tim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mandati i presidentit aktual mbaron më 24 korrik, teksa mazhoranca është fokusuar në përzgjedhjen e kandidatit që për të duhet të përfaqësojë krejt të kundërtën e Ilir Metës, një figurë mbi palët politike. Në rrjetet sociale  gjithmonë e më shumë po lakohet ideja e një presidente grua, ku një ndër emrat më të përmendur është edhe ajo e historianes Elena Kocaqit.

Në një intervistë për Report TV, historiania Kocaqi rendit 3 arsye pse ajo është një kandidate e vlefshme dhe e mundshme për t’u zgjedhur presidentja e Shqipërisë për 5 vitet e ardhshme. Arsimi, pastërtia e figurës dhe qëndrimi i saj bipartiak janë pikat e saj të forta, për të cilat Kocaqi shprehet se ka fituar edhe pëlqimin e pjesës më të madhe të popullit në rrjetet sociale dhe se duhet të merren parasysh nga mazhoranca.

“Duke njohur historinë e shteti tim si historiane, arsim më bën profesionale në këtë fushë, pastërtia e figurës time gjithashtu ka vlerë pasi nuk kam qenë kurrë e angazhuar politikisht dhe kam mbajtur gjithmonë një qëndrim bipartiak dhe kam dashur gjithmonë të ruaj interesat e shqiptarëve. Këto janë kritere kryesore që duhen për president dhe nuk kam shkelur kurrë ligjin gjatë jetës time. Unë kam kontaktet e mia dhe mazhoranca e ka parë opinionin publik në rrjet dhe në media emrin tim dhe mazhoraca do e marrë në konsideratë në të mirë të popullit dhe në të mirë të saj”, tha Kocaqi.

Lidhur me figurën e presidentit të vendit, Kocaqi tha se ajo do të ishte një figurë mbi palët politike dhe unifikuese duke pasur në vëmendje vetëm interesin e shqiptarëve.

“Unë nuk hyj ne punët e brendshme të partive dhe nuk jam pjesë e tyre dhe po të zgjidhem jam për zgjidhjen e problemeve dhe për t’i shërbyer qytetarëve.Presidenti duhet të jetë apolitikë, pasi një president politik krijon konflikte cilido qoftë ai, një president që nuk vjen nga asnjë parti shikon interesin e shtetit dhe jo interesat partiake. Është në të mirën e Shqipërisë që të kemi një president mbi palët. Prandaj presidentit priren të jenë jurist pasi njihni mirë ligjin dhe shtetin. Unë do të isha një kandidate konsensual pasi nuk kam probleme me mazhorancën apo opozitën dhe respektoj të gjitha palët dhe nesër nuk do të prek interesin e asnjë pale por do i respektojë ato në maksimum”, shtoi ajo.

Lexo edhe :  “Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Partia Socialiste nis nesër procesin e konsultimeve për emrin e presidentit të ri dhe do të përfundojë më 29 prill dhe më pas të fillojë procesi në Kuvendi, me raundin e parë të votimeve më 4 maj. Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Domethënë në rastin konkret procedura duhet të nisë para datës 24 maj. Presidenti Ilir Meta mbyll mandatin e tij më 24 korrik 2022.

Të fundit

Ja cili është fruti më i madh në botë, mund të peshojë deri në 40 kilogramë

Imagjinoni një frut aq të madh sa mund të ngatërrohet me një skulpturë bime, aq të rëndë sa duhet...

Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë dhe vendosjen e sanksioneve

Eurodeputetët kristianëdemokratë, socialdemokratë, liberalë dhe të gjelbër i kanë bërë një apel urgjent Komisionit Evropian që të ndalojë plotësisht të gjitha paratë nga Brukseli...

Kuvendi aktual në detyrë deri më 8 korrik, ja kur do të mblidhet seanca e radhës!

Zgjedhjet e 11 majit nxorën 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, por puna do të vijojë deri në korrik me përbërjen aktuale. Seanca...

Neda Balluku tregon raportin me Arbër Hajdarin pas “BBV”: Më ka mbetur si mik i çmuar

Pas përfundimit të edicionit të “Big Brother VIP”, Neda Balluku ka ndarë me publikun për raportin e saj me Arbër Hajdarin, një...

Janar – prill 2025, investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga 2010-a

Teksa nevojat për investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi janë shumë të mëdha për të mbuluar hendekun e standardeve me BE, Shqipëria po shfaq...

Lajme të tjera

Web TV