Abdyl Frashëri, mesazhet e patriotit të madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Besnik Velaj

Abdyl Frashëri dhe figura madhështore e tij na del para syve dhe mendjes, në të shkuarën e historisë sonë jo të largët, na del sot, në të përditshmen tonë plot probleme, ashtu edhe në të ardhmen, kudo në Labëri për veprën që la pas në shërbim të Atdheut. Pas “Besëlidhjes së Lezhës” nga Skënderbeu, ishte Abdyl Frashëri që organizoi “Lidhjen e Prizrenit”, për fitimin e Autonomisë së Shqipërisë, bashkimin në një shtet të vetëm dhe kundërshtimin me armë ndaj Perandorinë Osmane. Ai na del përpara me atë trup mbi mesataren, (si i ati, Halit bej Frashëri, i njohur për faktin se kish luftuar me Ali Pashë Tepelenën), me mjekër dhe sytë e zgjuar që shprehnin dashurinë e pafund për lirinë qime forcën e tyre të mbërthenin e të bënin për vete. Megjithatë, e veçanta tek ky njeri-udhëheqës vital i përjetshëm, qëndronte dhe qëndron tek prezenca e përditshme e tij në zemrën e çdo shqiptari të vërtetë, që duket sikur vjen ‘me shërbim’ për të na nxitur që të punojmë për ditë për Shqipërinë dhe të mos shitur interesat e Atdheut. Ja si e shpreh këtë kënga e popullit për të:
Shqiptarët u mblodhën e besën dhanë/ Nga Prizreni në Himarë/ Çamër e Gegëri/ Në Prizren e Ergjëri/ Thërret Abdul Frashëri/ “Luftojmë e për Shqipëri”!
Po të kish Abdyl Frashër në ditët tona, patjetër do të vendoseshin masa të jashtëzakonshme për të ndryshuar gjendjen e jashtëzakonshme të varfërisë së plotë materiale e shpirtërore në të cilën ndodhet Shqipëria jonë. A nuk do të vendoste në organet publike; ndershmërinë, të drejtat dhe liritë e njeriut me ligje?! Po, sigurisht! Abdul Frashëri do të kishte përmbushur të kundërtën e parashikimeve të “specialistëve dhe analistëve” që me zellin e tyre në kundërshtim me detyrat ndaj atdheut kanë mohuar gjakun e të parëve të tyre. Sot, po ta studiojmë mirë Abdul Frashërin, do dilnim në përfundimin se maja më e lartë e studimeve të tij, kuintesenca e jetës së tij ka qenë sentenca: “Ne dum vetëm liri!”. Dhe ai ia doli ta bënte realitet, ta fitonte me grykën e pushkës, lirinë për popullin e tij. Dhe kënga e përjetëson këtë përbetim: “Po të na ngasë njeri,/ Për vatan betohemi,/ Mbi armiq do hidhemi,/ Flakë do digjemi”.
Ja ky është betimi dhe diviza atdhetare shqiptare e Abdyl Bej Frashërit! Udhëheqësit si Abdyl Frashëri i donte populli. Shqiptarët ia njihnin “matrikullin” e bariut dhe statujën prej frymëzuesi dhe lideri, si figurat e mëdha që ai nderonte; Krishti, Muhameti dhe Abaz Aliu. Edhe ata shqiptarë që e ndoqën edhe Abdylin, të dy palët i kishte mëkuar me qumështin e saj Nëna Shqipëri, ndaj dhe mbetën bij besnikë të saj. Asgjë s’duhet lënë mënjanë në këto marrëdhënie jetësore për mbijetesën e një kombi nga më të lashtët, pellazgo-ilir. Por le të shohim më konkretisht se si i ka arritjet ky “bari” rilindës përmes optikës artistike të popullit të tij. Për Abdyl Bej Frashërin, këngët janë det, si pranë e detit tramundan të Jonit ku bashkë me vëllezërit i kishte pronat. Prandaj dhe këngët rrjedhin si lumi Vjosës në det, nga e kishte vendlindjen deri në shpirtrat tanë. Këngën më të famshme për të, që ka mbetur kryekëngë, edhe pse do të ngrihen më pas më shumë kryekëngë të tjera për Abdyl Bej Frashërin , e ka bërë Qemal Hafëz Tatzati! Këngëtari, Qemal Hafëz Tatzati dhe kënga e tij për Abdul Frashërin e ka futur atë në brenda gjakut, fisit, farës së popullit shqiptar. Atë popull që e deshi dhe e përjetësoi në këngën e shpirtit të tij e që nuk e këmben as me flori. Qemal Hafëz Selimi është një ‘hamall’ i mendjes dhe dëshirave të popullit të tij, dhe me këngën për Abdyl Frashërin u bë mjeshtër që e bëri të pavdekshëm respektin për të. Ja kënga që e dinë gjithë shqiptarët: Shqipëri, katër vilajete/ Në mes të maleve mbete!
Ai këngën ia kushton ‘Kryebariut’ dhe në vargjet e saj ku buçet dashuria dhe respekti për veprën e A. Frashërit, larmia e ngjyrës së tingujve që rrjedhin larg monotonisë, bën që këngën ta këndojnë breza pambarim, në jetë të jetëve. Brezat këngëtarë si në motet që shkuan, si në ditët e sotme ashtu edhe në motet që do të vijnë, edhe pse mund dhe do të krijohen këngë të reja. Kënga është kjo:

Lexo edhe :  Zgjedhjet në Kosovë/ Dalin rezultatet e para, udhëheq Lëvizja Vetëvendosje

Abdyl shite pasurinë,/ Shkove në Berlin,
Për vatanin, Shqipërin,/ Të gjeje shpëtim.
Bismarkun ta pjekje doje,/ Për një kuvendim,
T’i thoshje dhe të kërkoje/ Të drejtat si trim.
Dhe Bismarku se ç’të priti/, n(d)ëjnur në skambi
Burr,ç’ke për të më thënë,/ dhe cili je tij?
-Jam nga soji shqiptar,/ bir nga Frashëri.
S’kemi gjak, as fis,as farë/ neve në Turqi.
Jemi vetëm shqipëtarë/ dhe duam liri.
Nuk kini fare të drejtë,/ Ju për Shqipëri.
Që ta ndani pjesë-pjesë/ Sikur s’ka njeri.
Ne kurr s’do të pranojmë,/ zgjedhë,robëri,
burra,gra do të luftojmë/ sa të shuhemi.
Si? – do të pyesë dikush. Po ja, zëri, kushtrimi, betimi i Abdyl Frashërit jehoi përmbi 140 vjet. Për amanetin e tij populli ka derdhur e po derdh gjak. Dhe ja, amanetit, gjakut të popullit tonë iu gjend NATO-ja dhe Amerika që çliroi Kosovën. Për të plotësuar problemin madhor të shqiptarëve duhet të kujtojmë fjalët lapidar të Toni Bler, veshur me bluzë të kuqe në çlirimin e Kosovës: “Ne duhet të ndreqim gabimet tona për këtë komb!” A nuk po e ndjejmë se ky mekanizëm po rizbulon problemin e Çamërisë?
Po çfarë pasurie shiti Abdul Bej Frashëri për Shqipërinë, që vatani të gjejë shpëtim? Ai ka shitur dy pasuri të patundshme që kishte në Vlorë, që i bëjnë karshillëk njera- tjetrës. Ato janë të regjistruara edhe në Kadastrën turke ,kur Vlora varej nga Pashallëku i Beratit. Prona e Parë ndodhet në Mifol, e kufuzuar: Lindje-perëndim me lumin Vjosa, veri-prona e Sulo bej Cakranit, jug – lumi Vjosa. Është blerë nga kapedani i luftërave për liri, Mustafa Beg Grabova. Transkriptimi i pronës u bë me firmën e Abdul Bej Frashërit, si vëllai më i madh i djemve të Halit Bej Frashërit: Samiut, Naimit dhe më të voglit, Mehmetit. Grabovajt, këtë pronë e disponojnë edhe sot dhe blerjen nga Frashëllinjtë e njohin si origjinë prone themelore. Kënga:
O Abdyl Be, ç’mendje që pate/ që shite ç’pate e ku nuk pate,
me çiflqe e me irate./ Shite Kallmin në Myzeqe
Mustafa Begës ia dhe/ Qysh e dhe, o derëzi,/ për një karroqe flori?
-I dhashë për Shqipëri,/ që ta kemi në liri,/ mos na e marrë njeri
as grek, serb,as Mali i Zi,/ po ta gëzojm unë e ti.
Prona e dytë është Zvërneci, që e ka blerë Dalan Seit Mustafaraj nga Kanina. Këngaja se ç’tregon:
Abdyl Frashër, Abdyl Be/ Po Zvërnecin kujt ia dhe?
-E bleu Dalan Kanina/ Për dy karroqe sterlina!
Është interesant saktësia e faktit se blerja është bërë me sterlina angleze dhe jo me mexhite turke. Nga të dy shitjet bëhen tre karroqe flori. “Një sasi të tillë,-sipas sekretarit të Abdul Frashërit, beu e futi në dy hejbe dhe e harxhoi për misionin diplomatik që u bë, për takimin me Kancelarin Oto fon Bismarkun.”
Nga Dalan Seiti Shehu, prona i kaloi Teqesë së Kaninës – një nga më të mëdhatë në Ballkan nga ana pasurore. Shehlerët banojnë akoma në të edhe në demokraci. Theksojmë: Në Teqen e Kaninës janë varrosur; Sinan Pash Vlora, vezir i Turqisë, kunat i sulltan Selimit, shumë vezirë të tjerë pas tij nga familja Vlora, i fundit është varrosur veziri Ferit Pashë Vlora (xhaxhai i Ismail Qemalit) dhe Eqerem Bej Vlora. Shqiptarëve-vlonjatëve, shoqërisë së sotme “demo(ta kërcita)kratike”, ja si ua shpërbleu Abdul Bej Frashëri
Të paktën, të kujtojnë Mesazhin e tij Hyjnor, të Madh dhe Atdhetar!!!

Të fundit

Rama shkon sërish në Bashkinë e Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në ambientet e Bashkisë së Tiranës ditën e sotme, pasi në mëngjes zhvilloi...

Tirana, 105 vjet kryeqytet i Shqipërisë

Më 11 Shkurt të vitit 1920, Tirana u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë dhe në të u vendosen organet e larta të shtetit shqiptar,...

Në hetim nga SPAK/ Reagon sërish Klotilda Bushka: Ç’punë kam unë në çështjen e Veliajt?

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka ka reaguar lidhur me hetimet që SPAK po kryen ndaj saj, e cila u zbulua dje pas arrestimit...

NBA/ Debutim ëndrrash tek Lakers, Luka Doncic rrëmben zemrat e tifozerisë vendase

Mbrëmja e së hënës risolli vëmendjen e sportdashësve amerikanë tek NBA pas finales së madhe të Super Bowl. Vëmendjen kryesore e mori sigurisht ekipi i...

Presidenti Donald Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për rikthimin e pipëzave plastike

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv, përmes të cilit ai rikthen në SHBA pipëzat plastike. Teksa nënshkroi urdhrin, Trump tha se...

Lajme të tjera

Web TV