Alternime vranësirash e kthjellimesh, parashikimi i motit për sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria mbetet me kthjellime dhe kalime të shpeshta vranësirash ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat e ulëta dhe malore. Sipas Meteoalb Parashikohet që vranësirat të zhvillohen përkohësisht në territor, duke krijuar mundësi për momente të pakta dhe të izoluara me pika shiu në zonat veriore të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm për gjatë gjithë 24_orëshit, duke sjellë në orët e para të ditës alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta vranësirash. Orët e mesditës mbizotërohen nga kthjellime, pasi sërish në mbrëmje pritet të theksohen vranësirat në një pjesë të mirë të vendit.

Maqedonia e Veriut

Dita e martë sjell përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke bërë që orët e para ditës të dominohen nga kthjellimet dhe vranësira të pakta në Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa orët vijuese sjellin vranësira më të dukshëm në territorin e Maqedonisë se Veriut. Megjithatë nuk priten reshje.

Rajoni dhe Evropa

Vendet Nordike do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta cilat do të sjellin reshje dëbore. Po ashtu me vranësira të shumta por me reshje në formë shiu paraqiten Britania e Madhe dhe Evropa Qendrore. Ndërsa në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jetë pjesërisht Jugu dhe Lindja e kontinentit.

Të fundit

Nard Ndoka tallet me Berishën/Vetëm çelësi ka ndryshuar, bravat dhe justifikimet njëlloj

Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit nga opozita ka ngritur edhe debatin pse kreu i PD-së Sali Berisha...

Planifikimi urban/ Hyn zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë

Ka hyrë zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë shqiptare, i cili sjell ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në Rregulloren e Zhvillimit të Territorit. Këto...

“Jo çdo rrobë e pisët lahet jashtë shtëpisë”/ Alimehmeti: Duhet retushim brenda PD

Kandidati i PD për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në emisionin “Kjo javë” ku ndër të tjera foli dhe...

Ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas disa orësh 9- vjeçarja

Një 9-vjeçare ishte larguar nga prindërit teksa ndodheshin me pushime në plazhin e Shëngjinit. Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzuan vogëlushen familjes, shqiptarë...

Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdor ‘Hawala’

SPAK godet një grup kriminal që trafikoi nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe mbi 6 ton kokainë me...

Lajme të tjera

Web TV